Marrëdhënie

June 21, 2016 | 9:45

Si mund të parandalohet dhuna ndaj fëmijëve?

Ka dy lloje të dallueshme të dhunës përjetuar nga fëmijët: keqtrajtimi i fëmijëve nga prindërit dhe kujdestarët e fëmijëve të moshës 0-14, dhe dhuna që ndodh në mjediset e komunitetit në mesin e adoleshentëve të moshës 15 -18 vjet.

Këto lloje të ndryshme të dhunës mund të parandalohen duke adresuar shkaqet dhe faktorët e rrezikut të veçantë për secilin lloj.

Keqtrajtimi i fëmijëve nga prindërit dhe kujdestarët mund të parandalohet nga:

-Reduktimi i shtatzënive të padëshiruara;

-Përmirësimi i qasjes ndaj shërbimeve

-Ofrimin e shërbimeve dhe vizitave në shtëpi nga infermieret profesionale dhe punonjësit social për familjet ku fëmijët janë në rrezik të lartë të keqtrajtimit;

-Ofrimin e trajnimeve për prindërit mbi zhvillimin e fëmijës, disiplinë jo të dhunshme dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve.

Dhuna ndaj fëmijëve dhe sidomos keqtrajtimi i fëmijëve në dekadën e parë të jetës është një faktor i madh rreziku për forma të tjera të dhunës dhe probleme shëndetësore gjatë jetës së mëtejshme së një personi.

Për shembull, një studim i OBSH vlerëson se ndikimi i abuzimit seksual të fëmijëve përbën rreth 6% të rasteve të depresionit, 6% të abuzimit me alkoolin dhe drogën, 8% të tentimeve për vetëvrasje, 10% të çrregullimeve, si panik …dhe 27% pas traumatik.

Studime të tjera lidhin abuzimin fizik të fëmijëve me pasoja të tjera si varësia nga duhani, çrregullime në ngrënie, sjellje seksuale me rrezik të lartë, çrregullime kardiovaskulare.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top