Mirëqenie

January 17, 2018 | 9:20

Si mund t’ia largoni fëmijës kollën dhe sekrecionet me ngjitës

Nutricionistja Diola Dosti Baftiu ka postuar një metodë mjaft të thjeshtë për t’ia larguar fëmijës kollën dhe sekrecionet gjatë natës. Ajo ka treguar përbërjen e kësaj recete si dhe mënyrën sesi duhet përgatitur. Sipas saj, kjo përbërje ndikon në nxjerrjen e toksinave nga trupi.

Largimi i kollës dhe i sekrecioneve brenda natës me ngjitës në gjoks:

Përbërësit:

  • 1 lugë gjelle xhenxhefil të freskët të grirë ose xhenxhefil pluhur
  • gjysme luge gjelle mjaltë natyral
  • Vaj ulliri
  • Miell
  • Një garzë, pecetë e pastër dhe ngjitës adeziv ( i gjeni në farmaci)

Përdorimi:

Bashkohet mielli me mjaltë. Shtohet pak vaj ulliri dhe xhinxheri. I trazojmë edhe njëhere derisa të bëhet një masë homogjene si brumi. Këte përzierje e vendosim në garzë, si në figure. Aplikohet mbi gjoks duke e ngjitur me ngjitës. Mbahet të pakten 3 ore para gjumit për fëmijët, ndërsa të rriturit mund ta mbajnë gjithe diten. Kjo e bën fëmijën dhe të rriturin të djersisë shumë pasi nxjerr toksinat jashtë.

Provojeni për ta besuar ?

diola

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top