Në fokus

January 6, 2017 | 9:45

Si ndikojnë emocionet negative në jetën tonë të përditshme

Kohët e fundit gjatë konsultave psikologjike në Tiranë kam hasur shumë shpesh persona, të cilët kanë shumë vështirësi në identifikimin e emocioneve. Kur unë pyes: “Si u ndjeve në momentin kur ajo para se të ikte të tha: – Ti je i humbur, nuk vlen asgjë?” ose “Çfarë ndjeve kur vajza jote të tha: – Ti nuk më ke kuptuar asnjëherë?” ose kur bashkëshorti të bërtiti: – Ik po deshe ti, por fëmijët nuk i sheh më me sy”, në këto raste, personat nuk dinë të emërojnë emocionin që ndjejnë, përtej fjalës dhimbje ose u ndjeva keq, nuk dinë të shprehen.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale. Me përvojë në ndihmën kundrejt adoleshentëve, personave me varësi nga droga, alkooli apo interneti, me nëna që shfaqin dukshëm probleme psikike sa i takon aftësisë prindërore.

Diplomuar në Torino, Itali, si psikologe, projektuese. E specializuar për Konsulencë Seksuale.

Hapi i parë në terapinë EMDR është të njohim emocionet negative dhe konjicionet (mendimet/idetë), që shkaktohen tek ne në këto situata.

Prandaj vendosa të jap disa informacione për emocionet negative dhe si ato ndikojnë në jetën tonë të përditshme.

Emocionet janë mënyra sesi truri jonë na informon për botën që na rrethon. Hapi i parë është të kuptojmë cilat emocione shkakton te ne një situatë apo një person. Nëse unë di t’i përcaktoj këto emocione, do ta kem të thjeshtë të kuptoj arsyen se përse unë ndjehem e trishtuar, e zemëruar apo frikën që më shkakton.

  • ZEMERIMI është emocioni i kohës së tanishme. Unë ndjehem i zemëruar tani.

Hapi parë sigurisht është, të gjej me kë unë jam i zemëruar dhe pse?

  • TRISHTIMI është ndjesi e të kaluarës, diçka, një situatë, event në të kaluarën, që nuk eshtë zgjidhur dhe unë sot sa herë e mendoj, rindjej trishtim brenda meje.

Hapi parë, të kuptojmë ku e ka zanafillën kjo ndjesi. Personat që zakonisht ndjejnë trishtim janë të zemëruar, përsa i përket një situate (shpeshherë nuk dinë ta përcaktojnë) ose një personi (që kanë vështirësi ta thonë me kë).

  • FRIKA dhe ANKTHI janë dy emocione dhe ndjesi që i përkasin së ardhmes. Zakonisht janë alarmi i një situate për të cilën unë druhem. Nëse një person nuk arrin të kuptojë çfarë e frikëson, ajo do të kthehet në situatë ankthi dhe ndonjëherë ankthi do të dërgojë personin drejt evitimit aktiv (shpeshherë nëpërmjet varësive) të situatës, që shkakton frikë.

Këto janë emocionet primare dhe jo funksionale për ekuilibrin tonë psikik. Pikërisht këto emocione na bëjnë, që të ndjejmë dhimbje, boshllëk, mospërputhje me botën dhe personat që na rrethojnë. Shpeshherë nga këto emocione lindin mendime për personalitetin tonë, të cilat nguliten thellë në psikikë dhe na bëjnë të mendojmë që:

– Unë nuk meritoj të duhem

– Unë jam një njeri pa vlera

– Unë nuk jam një person aq i mirë

– Unë nuk mund të kem besim te kapacitetet e mia

– Unë jam i dobët

– Unë do falimentoj

– Unë meritoj të mos jem i lumtur

– Unë nuk mund të kem atë që dua

– Unë jam në rrezik

– Unë nuk mund të kem besim tek asnjëri

– Unë nuk jam i rëndësishëm

– Unë nuk e kam kontrollin

– Unë meritoj të vdes

Këto konjicione fshihen pas emocioneve që unë ndjej. Nëse ne nuk eksplorojmë brenda nesh, nuk mund të njohim emocionet dhe nuk mund të kuptojmë mendimet e thella që janë ngulitur në trurin tonë që nga eksperiencat e para në fëmijëri.

Për shembull, atëhërë kur babi më rrahu dhe unë u ndjeva i frikësuar, mendova se nuk vlej për askënd. Brenda vetes time mendova, që nuk jam i rëndësishëm; atëherë kur po loznim në lagje dhe nuk arrita të bëja gol dhe shokët më thanë më mirë të mos e kisha prekur topin fare, unë u ndjeva i zemëruar dhe i pafuqishëm. Mendova se jam një njeri i dobët. Kur mami kishte debatuar me babin dhe më tha, që po të mos kishte qenë për mua do të kishte ikur një orë e më parë nga shtëpia dhe që ishte faji im, pse rrinte akoma aty kundër vullnetit, unë u ndjeva e trishtuar dhe mendova se duhet të kisha bërë diçka për mamin tim. I thashë vetes që unë kam bërë ndodnjë gjë të gabuar.

Këto mendime janë të fshehura në trurin tonë vit pas viti dhe atë që unë ndjej sot nuk mund ta di, që është pasojë e një eksperience të vjetër. Psikologu në terapinë me EMDR ndihmon individin të kuptojë se kur është ndjerë i zemëruar, i fiksuar, i trishtuar për herë të parë dhe nga aty fillon rivlerësimin e ndjenjave, që unë përjetoj sot si një person i rritur.

  • LUMTURIA: (hareja) është një emocion, që u përket të gjitha kohërave, të kaluarës, të tashmes dhe të ardhmes, por nëse truri im shpenzon shumë energji për të përmbajtur frikën, trishtimin, ankthin dhe zemërimin unë nuk do arrij të perceptoj momentet e bukura, që ndodhin në jetën time, me ndihmën e psikologut unë mundem njëkohësisht të zgjeroj perceptimin tim psikofizik ndaj eksperiencave pozitive.

Edhe në art emocionet negative, destabilizuese janë të përfaqësuara nga ngurtësia, bllokimi, ashtu si në sëmundjen mendore emocionet bllokojnë ekuilibrin psikik, kurse hareja përfaqësohet nga lëvizja, kërcimi, ekuilibri në bashkëdëfrim!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top