Lifestyle

August 1, 2017 | 9:59

Si ndikojnë ngjyrat humorin tuaj?

Ndonjëherë e zgjedhim ngjyrën e rrobave varësisht prej asaj se si ndjehemi, e ndonjëherë për ta ndryshuar humorin. Për shembull, e kuqja e përshpejton pulsin dhe e shton vetëbesimin, ndërsa e kaltra relakson.

Prandaj, mos vishni diçka vetëm pse ajo ngjyrë ju përshtatet mirë me flokë apo sy, por kini kujdes edhe si ndikon në humorin tuaj.

1

E kuqja

E kuqja e shton vetëbesimin dhe kontribuon që të shquheni në një grumbull njerëzish. Ajo tregon guxim dhe e lehtëson marrjen e vendimeve. Në shumicën e botës kjo ngjyrë ka oreolin e joshjes së fuqishme.

E verdha

Kjo ngjyrë diellore e pozitive ndihmon në afrimin e njerëzve, madje edhe me ata të cilët mund t’i quajmë kryelartë. Po vendosët të visheni me kombinim të verdhë, kini kujdes të mos e teproni me verdhësi.

E kaltra

Ajo është e kundërta e plotë e ngjyrës së kuqe. I ngadalëson të rrahurat e zemrës dhe e zbret tensionin e gjakut, prandaj është ideale për ndjenjë relaksi.

E gjelbra

Kjo ngjyrë qetëson e freskon. Do të thotë, po të doni të ndjeheni ashtu, vishni diçka gjelbër. Ajo ka shumë nuanca, kështu që është e përshtatshme për të gjitha tipat e lëkurës, përkatësisht gjithkush mund ta gjejë nuancën e cila i rri mirë.

Vjollcë

Është e përkryer për të krijuar përshtypjen e njeriut me përvojë e vetëbesim. Si edhe e kaltra, është zgjedhje e shkëlqyeshme për krijimin e përshtypjes së parë pozitive.

E zeza

Kjo ngjyrë ju rri mirë gati të gjithëve, sikurse është e njohur përkrijimin e efektit vizual të të hollës, duke kontribuar në dukje elegante.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top