Këshilla & Arsye

October 28, 2016 | 7:44

Si ndikojnë “selfie-t” në lumturinë tuaj

I doni apo i urreni, selfie-t janë bërë një trend në kulturën e mediave sociale. Një studim i ri tregon se mund të kenë ndikime psikologjike për njerëzit që i bëjnë foto vetes. Gjithashtu, ata mund të kenë një ndikim të vërtetë mbi shokët dhe ndjekësit e tyre në rrjetet sociale.

 

Sipas studiuesve  të Penn State University, duke parë shpesh foto selfie ju pësoni një rënie të vetërespektit dhe kënaqësisë së jetës.

Ky studim i është referuar një ankete online me 225 përdorues të rrjeteve sociale, me moshë mesatare 33 vjeç, 80 % e të cilëve ishin aktivë në rrjetin Facebook. Pjesëmarrësit ishin përdorues edhe të Instagram-it, Twitter-it, Snapchat-it dhe Tumblr.

Njerëzit priren ta krahasojnë veten me të tjerët, sidomos kur shohin foto të bukura. Kjo gjë sjell ndjenja si: vetmi, mungesë vetëbesimi, zhgënjim, etj.

Disi e habitshme, por studiuesit nuk kanë gjetur asnjë lidhje mes shpeshtësisë së postimit të fotove në rrjete sociale dhe vetërespektit apo ndjesisë së lumturisë për jetën.

Gjithashtu, hulumtime të tjera kanë arritur në përfundimin se kërkesa për foto të përsosura mund të dëmtojë seriozisht lumturinë dhe harmoninë e një individi.

Përfundimi i këtij studimi është: Sa mëselfie të shihni nga të tjerët, aq më shumë bie niveli i vetërespektit dhe i harmonisë suaj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top