Marrëdhënie

April 26, 2017 | 10:45

Si ndikojnë shakatë/ngacmimet e të rriturve tek fëmijët

1

Shpesh, të rriturit i ngacmojnë fëmijët e vegjël për kënaqësi. I ngacmojnë derisa fëmija i vogël nervozohet, apo inatoset.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Dhe në këtë çast, i rrituri ndjen kënaqësi të madhe dhe qesh në sy të fëmijës. Ndërsa fëmija i vogël i dëshpëruar dhe i inatosur, kërkon me sy nënën apo zëvendësuesin e saj, por më kot, sepse nëna, gjyshja apo dadoja, qesh së bashku me atë tjetrin që e ngacmon pa e përfillur.

Nëna nuk e ndalon këtë ngacmim, madje e shijon. Të rriturit qeshin dhe kënaqen, ndërsa fëmija i trembur, qan dhe bërtet.

Kjo lojë është shumë e rrezikshme, pasi krijon modelin, që kur tjetri është në vështirësi, mund të qeshet me gjendjen e tij, në vend që të ndërhyet për të qetësuar.

Kjo do të thotë që padashur, ne i rrisim fëmijët me anestezi emocionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top