Studimet konfirmojnë se depresioni para dhe pas lindjes tek nënat është veçanërisht i dëmshëm për zhvillimin psikologjik të fëmijëve. Megjithatë pasojat më të fuqishme për depresionin e nënës i përjetojnë fëmijët parashkollor.
Për të arritur në këtë konkluzion studiuesit shqyrtuan 11,599 familje norvegjeze.
Studiuesit gjetën se shenjat e nënës depresive kishin efekt mbi problemet emocionale dhe të sjelljes tek fëmijët parashkollor.
“Ne kemi gjetur se fëmijët e nënave që janë në depresion para dhe pas lindjes kanë pasur probleme mendore, për shkak se ata ndajnë gjenet e rrezikut me nënën e tyre, megjithatë, koha e kaluar me një nënë në depresion në vitet parashkollore mund të jetë edhe më e dëmshme për shëndetin mendor të fëmijës”, tha Dr. Line C. Gjerde, autore kryesore e studimit.
Prandaj është e rëndësishme që nënat në depresion të trajtohen sa më shpejt të jetë e mundur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.