Në fokus

May 23, 2017 | 13:00

Si ndikon kurioziteti, dyshimi dhe fantazia tek fëmija

Kurioziteti, dyshimi dhe fantazia, janë tre vetitë më të gjalla të fëmijërisë dhe adoleshencës.

1

Kurioziteti e nxit fëmijën të njohë dhe zbulojë gjërat që e rrethojnë. E nxit fëmijën të flasë si mami dhe babi.

Dyshimi, është tharma e çdo aktiviteti kritik, e nxit fëmijën të verifikojë atë që ka mësuar, që di dhe thotë, të përsërisë fjalën dhe veprimin, për t’u siguruar që e di saktë apo ka nevojë për përmirësim dhe korigjim.

 Fantazia është “magneti” që e tërheq fëmijën, adoleshentin, njeriun, në çdo kohë e në çdo moshë, drejt së panjohurës, dijes dhe të ardhmes.

Kombinimi dhe gërshetimi i këtyre tre vetive, “ndërton” motorin dhe çelësin e vënies në punë të mendjes, të inteligjencës, për të zbuluar e njohur veten dhe universin. Është kjo “treshe” që nxit, zhvillon dhe fuqizon vetëdijen dhe krijon procesin psikik të të menduarit.

 Edhe institucioni shkollë, te kjo “treshe” e ka zanafillën dhe të ardhmen, si e ka përdorur dhe do ta përdorë këtë “treshe”.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top