Këndi i të rinjve

January 31, 2019 | 8:10

Si ndikon mbështetja morale në përmirësimin e shëndetit mendor

Shëndeti mendor është çelësi i mirëqenies sonë. Shpesh organizmi ynë na vendos në lojë me ulje-ngritjet emocionale që pësojmë.

Nga Erisa Dosti, studente e Psikologjisë, Master

Nga Erisa Dosti, studente e Psikologjisë, Master

Ne gëzojmë shëndet te mirë mendor kur kemi karakteristika pozitive si: oreks të mirë, ekuilibër midis aktiviteteve ditore që kryejmë, vetëbesim, etj. Por sa e rëndësishme është mbështetja morale në përmirësimin e shëndetit mendor?

Dita nis herët, rrugës bëhet e lodhshme, kthimi prej angazhimeve është paksa stresues, mbrëmja me preokupime të tjera dhe ja ku ndjehemi të lodhur dhe jo motivues. Sa mirë ndjehemi kur pranë vetes kemi një mik/e të mirë, një të afërm, një partner, të cilët na mbështesin çdo ditë për mos të qenë vetëm. Ky fakt ndikon pozitivisht në shëndetin mendor të individit.

2nd-lead

Truri ynë ka aftësinë të aktivizojë në mënyrë shumë të shpejtë qelizat reaksuese, kur ai është motivues dhe energjik. Shëndeti ynë emocional është mjaft delikat, prandaj duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për mos ta dëmtuar atë. Kur ke se me kë të ndash problematikat, shqetësimet e kaluara, trupi çliron emocionet negative dhe është në gjendje të rifillojë procesin e tij aktiv sërish.

E rëndësishme është që pranë vetes të mbani shoqëri të mirë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top