Këshilla & Arsye

October 18, 2018 | 14:09

Si ndikon ndryshimi i motit në gjendjen tonë shpirtërore?

Shpesh kemi hasur termin çrregullime emocionale sezonale. Ekspozimi ndaj diellit siguron marrjen e vitaminës D, e cila ndikon në nivelet e hormoneve dhe për këtë arsye ndikon edhe në gjendjen shpirtërore. Në ditët me shi ndodh që të qëndroni gjithë ditën në shtëpi të mërzitur nga prishja e planeve për të dalë jashtë. Por pyetja që shtrohet është nëse moti ndikon apo jo në gjendjen shpirtërore?

Hulumtimet kanë treguar se temperaturat e ngrohta dhe ekspozimi në diell luajnë rol pozitiv në gjendjen shpirtërore. Një raport i publikuar në “Gazetën Britanike të Psikologjisë” thotë se temperaturat e ngrohta ulin ankthin dhe skepticizmin, ndërsa ekspozimi i disa orëve në diell nxit të menduarit në mënyrë pozitive. I njëjti studim tregoi se nivelet e larta të lagështisë dhe shirat e rrëmbyer e bëjnë të vështirë përqendrimin dhe ndikojnë në lodhje dhe përgjumje.

Moti dhe alergjia: alergjitë sezonale ndikojnë shumë në gjendjen shpirtërore, sepse ndërpresin gjumin dhe rutinën e përditshme. Moti është një nga faktorët që ka ndikim të drejtpërdrejtë në alergji. Era, shiu, temperaturat ekstreme, lagështira dhe ndotja e ajrit mund ta përkeqësojnë alergjinë. Alergjia është një tjetër faktor që lidhet me motin dhe ndikon në gjendjen e keqe shpirtërore, për shkak të simptomave që ajo sjell.

Nga studimi rezultoi se moti nuk është formues i gjendjes së mirë apo keqe shpirtërore, por ndikon mbi mënyrën se si ndiheni. Moti luan një rol ndikues në shëndetin dhe humorin tuaj.

Çrregullimi sezonal emocional: në stinën e dimrit njerëzit priren të jenë më të trishtuar për shkak të kohës. Ata duan të flenë më shumë dhe hanë më tepër seç duhet. Nga raporti thuhet se gratë vuajnë nga trishtimi në dimër 3 herë më shumë se meshkujt.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top