Stresi është shkaktari kryesor i shumë problemeve shëndetësore, duke nisur që prej depresionit dhe deri te sëmundjet kardio-vaskulare.
Stresi i ndodh të gjithë njerëzve, por në momentin që nuk e shmangni dot punën, faturat, apo jetën, e vetmja mënyrë që mbetet është menaxhimi i tij. Nëse ju nuk arrini dot të kontrolloni stresin, atëherë pasojat e tij do të shfaqen edhe në pamjen tuaj fizike, dhe kjo është një arsye më shumë për t’u stresuar. Ja se çfarë i bën stresi pamjes tuaj:
- Ju shton qeskat poshtë syrit
- Ju than lëkurën, dhe kjo shkakton rrudha
- Ju mbush me akne
- Shkakton njolla në lëkurë, të cilat mund edhe të mos largohen kurrë
- Skuqje të syve dhe të lëkurës
- Rrudha në ballë apo zona të tjera delikate
- I bën flokët me yndyrë
- Përveç kësaj do të vini re edhe rënie masive të flokut
- Dobësim të thonjve apo njolla të bardha
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.