Në darkat familjare, në martesën e kushëririt ose të motrës, nëse jeni beqare, kurrë nuk do të jetë e lehtë të mbani nën kontroll gjuhët e të afërmve dhe këto raste mund të jenë një telash i vërtetë. Sidomos nëse jeni beqare dhe gjithë të tjerët janë çift.
Sa herë ju ka ndodhur t’iu thonë “Kur do e gjeni një të dashur?” Ose, edhe më keq, “Do të rrini beqare gjithë jetën?”, duke ju shkaktuar ndjenja dhe ndjesi të ndryshme. Por edhe sikur të donit të qëndronit beqare dhe t’i përkushtoheshit vetvetes, nuk ka asgjë të keqe. Nuk është shkruar askund se një grua duhet të fejohet dhe të krijojë një familje.
Fatkeqësisht, ne jetojmë në një shoqëri ku beqarët shihen ende si të pakënaqur. Beqaret nuk janë as të vetmuar dhe as të dëshpëruar, shumica e tyre udhëheqin një jetë të plotë. Ata janë të rrethuar nga afeksione, kujdesen për kafshët, argëtohen me miqtë, luajnë me nipërit dhe mbesat. Megjithatë ka shumë që besojnë se nuk është e mundur të jesh beqar dhe i lumtur.
Sidoqoftë, nëse nuk jeni çift, nuk duhet të lejoni që të lëndoheni nga pyetjet ndërhyrëse dhe jo të drejta që të afërmit tuaj mund t’ju bëjnë në raste të caktuara. Nëse jeni një beqare ose po përballeni me një ndarje, përgatituni të përgjigjeni me ironi dhe të qeshni për të. Ju nuk keni pse të trishtoheni nga komentet e tyre. Mësoni të punoni vetë, të mendoni për atë që është e mirë për ju dhe të kujdeseni për mendimin e të tjerëve.
Sigurisht, të dëgjosh të njëjtat fraza të përsëritura çdo herë mund të jenë të bezdisshme, por ju jeni të lumtur dhe kjo është ajo që ka rëndësi. Sa njerëz janë në çift dhe ndihen të vetmuar? Sa veta ndjehen të pakënaqur nga marrëdhënia e tyre, por kanë frikë të ndryshojnë? Ju keni zgjedhur lirinë, keni zgjedhur të doni veten tuaj, të shijoni jetën, por mbi të gjitha keni zgjedhur të mos e humbni kohën tuaj me ata që nuk ju meritojnë.
Pra, ju jeni beqarë dhe të lumtur.
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.