Intuita e vërtetë:
• shpesh manifestohet me atë “zërin e brendshëm”
• eliminon çdo dyshim mbi atë që keni në mendje
• gjen mbështetje nga rrethatat e jashtme
• ndodh në mënyrë jo të paramenduar më parë
• nuk e shtyn asnjëherë njeriun që e përjeton të jetë negativ kundrejt të tjerëve apo të ndërmarrë veprime jokorrekte
Po atëherë, cila është fuqia e intuitës së vërtetë? Është forca e vetëdijes. Fuqia e intuitës mund të kultivohet e të përjetohet thellësisht nëpërmjet meditimit të përditshëm. Meditoni rregullisht, edhe pak minuta në ditë. Kjo gjë ju vë në kontakt me esencën tuaj. Ky ushtrim i përditshëm e bën njeriun më funksional edhe në nivel praktik dhe efektet dytësore të këtij zakoni të mirë ndihmojnë për të pasur një jetë më të ekuilibruar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.