Këshilla & Arsye

June 29, 2017 | 10:29

Si ta mbrosh fëmijën tënd nga abuzimet seksuale

slachtoffers_van_pedofilie

• Këshilla e zakonshme si: “Mos u fol njerëzve të huaj”.

• Mësoja fëmijës njohuritë bazë rreth seksit, se ka disa organe intime të cilat nuk duhet të lejojë t’ia prek askush.

• Tregoji fëmijës se, nëse dikush i afrohet dhe orvatet ta prekë në organet seksuale, diçka e tillë është gabim i rëndë dhe ndëshkohet me ligj.

• Furnizoje me besim që të mund të vetëmbrohet përballë një personi qëorvatet ta shfrytëzojë dhe abuzojë me të.

• Mos e detyro t’ju japë të afërmve përqafime dhe puthje vend e pavend.

• Jepi urdhra të qarta dhe të prera që të mos hipë në makinë me njerëz të huaj, pa lejen tuaj të drejtpërdrejtë.

• Nëse fëmija të tregon se dikush ka abuzuar seksualisht me të, gjëja më e rëndësishme është që fjalën e tij ta marrësh seriozisht.

• Dëgjo interpretimin e fëmijës tënd teksa e shpjegon abuzimin.

• Siguroje që nuk do ta lësh me kaq dhe se gjithçka që ka ndodhur nuk ka qenë për faj të tij, mos e bëni të ndihet fajtor, ka tepër rëndësi kjo.

• Fali sa më shumë dashuri, qetësi dhe siguri. Sigurohu që fëmija të mos e kuptojë shqetësimin dhe zemërimin tuaj.

• Drejtohu te specialisti për ndihmë, një pediatër, një psikolog, këshillues për fëmijët, oficer policie, punonjës social.

• Nëse abuzuesi është mik apo pjesëtar familjeje, mund të mashtrohesh dhe të orvatesh ta zgjidhësh vetë problemin.

• Përballu me realitetin me kurajë. Mbaje në organet kompetente, të cilave u duhet kërkuar të ndërhyjnë.

Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi e të gjithëve në shoqëri. Çdo fëmijë ka të drejtë të rritet dhe zhvillohet në një mjedis të sigurt dhe me përkujdesjen e duhur.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top