Dyscalculia zhvillimore është një mangësi specifike e aftësisë për të kuptuar numrat. Nga këndvështrimi praktik i mësimdhënies dhe të nxënit, fakti që fëmijët me dyscalculia nuk kanë aftësinë kongjenitale për të kuptuar numrat, ka ndikime shumë serioze. Në terma të përgjithshme, mund të themi se, ata privohen nga starti për zhvillimin e të kuptuarit të numrave dhe veprimeve numerike.
Nxënësit me dyscalculia, në raport me edukimin matematikor, mund të shfaqin këto rreziqe në problematikën që ata kanë:
– nxënësit me dyscalculia, ndryshe nga pjesa më e madhe e tyre, kanë një sens shumë të varfër intuitiv sa i takon numrave. Ata nuk posedojnë një “ndjeshmëri” natyrale për shumat dhe numrat.
– nxënësit me dyscalculia ruajnë një koncept të numrit, “bazuar te njësitë”. Kështu, ata i shohin numrat e vegjël si grupe të vogla ose “së bashku” me dyshim për bashkësinë, dhe numrat e mëdhenj si të gjithë së bashku, akoma më mjegullt si bashkësi.
-nxënësit me dyscalculia kanë një koncept të numrit që mbetet pothuajse statik dhe njeh shumë pak, zakonisht duke qëndruar në pjesën më të madhe të fokusuar te njësitë.
Dyscalculia ka implikime shumë të forta edhe në drejtim të mirëqenies emocionale të nxënësve. Në fakt, për shkak të përpjekjeve të mëdha që kërkon të mësuarit e tyre të matematikës, pa qenë në gjendje të bëjnë hapa përparues, shumica e nxënësve me dyscalculia nuk e duan fare matematikën, përkundrazi ndihen të shkurajuar përgjatë mësimit të kësaj lënde dhe zhvillojnë strategji sesi ta shmangin orën e mësimit, duke bërë veprime të tilla si: duke shkuar në tualet, duke bërë vrima me laps mbi tryezë, etj. Shpesh nxënësit me dyscalculia ngacmohen nga shokët e klasës, nganjëherë ngacmohen dhe përçmohen edhe nga vetë mësuesit e prindërit, të cilët nuk e kuptojnë këtë vështirësi reale të fëmijës.
Mungesa e të kuptuarit nga njerëzit rreth tyre mund të sjellë dyscalculia për:
• Ankth e vuajtje nga lënda e matematikës, e cila minon më tej aftësinë e llogaritjes numerike.
• Shqetësim në aftësitë për të mësuar në përgjithësi.
Mësimi tradicional, i cili përfshin aspektin e rëndësishëm të matematikës, për fat të keq, nuk është i dobishëm për këta tipa nxënësish.
Çfarë mund të bëjë një mësues për të ndihmuar nxënësit me dyscalculia? Disa sugjerime:
1. Numrat janë shumë abstraktë dhe zakonisht edhe në veprimet me to mësohet në një mënyrë po aq abstrakte. Nxënësit me dyscalculia, megjithatë, arrijnë të kuptojnë shumë më mirë të gjitha fushat e matematikës në fazat e hershme. Prej aty inkurajohen për përdorimin e materiale manipuluese, në mënyrë që ta bëjnë procesin më transparent dhe konkret.
2. Pjesa më e madhe e gjuhës së përdorur, për të përshkruar veprimet numerike është e vështirë për t’u kuptuar nga studentët me dyscalculia (për shembull, nuk është e lehtë për ta të kuptojnë se ç’do të thotë “3 për 5”). Duke parë që gjuha e vështirë mund të pengojë të kuptuarit, mësuesi duhet të përqendrohet në gjuhën e përditshme, të thjeshtë dhe transparente, dhe të jetë i gatshëm të riformulojnë shpjegimet e tij derisa të jetë i sigurt se nxënësit do ta kenë kuptuar domethënien.
3. Është gjithashtu e rëndësishme që mësuesit të strukturojnë mënyrën didaktike në informacion më të lehtë, duke nisur nga hapa të lehtë, e duke vazhduar me hapin e nxënësve me dyscalculia, duke u ofruar atyre mundësinë për të bërë shumë praktikë, përmes shpjegimeve dhe ushtrimeve të përsëritura më shumë se një herë.
4. Mësuesit duhet të eliminojnë ngarkesën e memories, afatgjatë, si në punë, duke u përballur me nxënës me vështirësi, ku faktet thelbësore numerike dhe një numër i kufizuar i procedurave të thjeshta të përftuara sjellin ngarkesë.
5. Duke bërë të mundur aktivizimin e nxënësve mbi aftësitë numerike nëpërmjet lojërave të thjeshta dhe të shpejta, të cilat janë argëtuese dhe e ndihmojnë duke ia bërë mësimet më të këndshme.
6. Është e rëndësishme që mësuesi të dijë të krijojë një klimë pozitive në brendësi të lëndës së matematikës. Për shembull, mësuesi duhet t’i ndihmojë nxënësit të ndihen me të vërtetë në gjendje ta përthithin lëndën, duke i siguruar ato në lidhje me faktin që, të gjithë do të mësojnë me shpejtësi dhe duke vlerësuar çdo hap përpara, sado i vogël të jetë ai. Gjithashtu, nëse nxënësit me dyscalculia vijojnë të ecin me hapa të ngadaltë në prodhimin e përgjigjeve, është e nevojshme që mësuesi të respektojë aspekte që çojnë në zgjidhje, duke i kushtuar vëmendje shenjave që ata mund të tregojnë kur nuk dinë sesi të vazhdojnë, si dhe të ndihmojë në inkurajimin e tyre për të përcaktuar problemet që kanë.
Përgatiti Orjona Tresa
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.