Mirëqenie

March 18, 2020 | 8:22

Si ta përdorim psikologjinë për të luftuar Kancerin

Tereza është një grua që e ka kaluar gjithë jetën duke rritur fëmijët e saj. Pas tridhjetë vjetësh, kur më në fund kishte dalë nga shtëpia, gruaja u ndje e rilindur. Ishte sikur ajo ta kishte çliruar veten nga një detyrim që dikush ia kishte imponuar asaj kur kishte lindur, në një vend, kultura e të cilit kufizon pavarësinë e gjinisë femërore dhe përpiqet ta lërë atë ekskluzivisht në rritjen e fëmijëve.

Pas mbarimit të “mandatit” të mëmësisë, Tereza (e cila ishte rreth pesëdhjetë vjeç) vendosi të realizojë të gjitha planet e jetës që kishte ndërprerë në moshën njëzet vjeçare, kur zbuloi se ishte shtatzënë.

Ajo rifilloi studimet, hapi një biznes dhe pas disa vitesh zbuloi se ishte shumë e mirë në atë që po bënte, sepse suksesi erdhi pas një kohe të shkurtër. Ajo kalonte çdo natë duke mallkuar Terezën e vjetër, e cila kishte humbur tridhjetë vjet të jetës së saj para se të ndërmerrte këtë hap.

Por në fund ajo u kthye në anën tjetër të shtratit, duke rënë në gjumë me një buzëqeshje, sepse ishte e kënaqur që kishte ndryshuar: më mirë vonë se kurrë. Por lumturia e Terezës nuk zgjati shumë. Në njërën nga vizitat rutinore ajo u diagnostikua me kancer dhe pas disa muajsh agoni, vdiq.

  1. Mësimi që na mëson

Historia e Terezës është një nga shembujt më dramatikë se si kanceri ndikon në jetën e të gjithëve ne.

Më pëlqen t’i dëgjoj këto histori. Natyrisht nuk e bëj atë për një shije makabre, por për interes shkencor. Ajo që më pëlqen të dëgjoj janë konsideratat dhe bilancet që bëjnë pacientët me kancer për jetën e tyre pak javë para se të largohen përgjithmonë. Unë mendoj se është një formë e respektit të madh që të ndalemi çdo herë të dëgjojmë histori të tilla.

  1. Le të harxhojmë kohën tonë përpara se të shfaqet kanceri

Ne nuk e humbim kohën duke vendosur të pushojmë në kinema me një film, të flemë pak më shumë pasdite, ose të investojmë mijëra orë në një hobi. Jo. Kur flasim për “humbje kohe”, kam parasysh të gjitha zgjedhjet që bëjmë (ose nuk bëjmë) gjatë jetës sonë, të cilat nuk na lejojnë të bëhemi versioni më i mirë i vetes.

  1. A është e mundur të merrni më shumë kohë? Po, me Psikologji

Psikologjia, mund të ndihmojë pacientin të zvogëlojë stresin, të përmirësojë komunikimin mes anëtarëve të familjes dhe mjekëve, të zvogëlojë efektet anësore të kimioterapisë dhe të përmirësojë cilësinë e jetës së pacientëve. Ekzistojnë gjithashtu disa prova shkencore që psikoterapia forcon sistemin imunitar të pacientit, duke e bërë atë të jetojë më gjatë.

Nëse ju jeni një pacient onkologjik dhe jeni gati t’i nënshtroheni një kimio (e cila në thelb është një llotari që vendos nëse do të vdisni ju apo qelizat kancerogjene), forcimi i sistemit tuaj imunitar mund të bëjë ndryshimin mes jetës dhe vdekjes.

  1. Si ta përdorim psikologjinë për t’u marrë me kancerin

Sipas asaj që i kishin thënë mjekët, Kip Little, një grua kanadeze, duhej të kishte vdekur tridhjetë vjet më parë. Kur u diagnostikua me kancer të gjirit në 1986, ajo u trondit.

“Kam kaluar disa orë pas drekës duke bërë aktivitet fizik, duke ngrënë ushqime të shëndetshme dhe gjithmonë duke qëndruar në formë. Unë kam qenë gjithmonë një person i shëndetshëm. Si më ndodhi kjo?”

Pas operacionit për heqjen e gjirit, Kip takoi një psikolog nga Instituti i Onkologjisë në Ontario (Kanada). Duke punuar me të dhe pacientët e tjerë, jeta e saj ndryshoi.

Ata takoheshin të gjithë së bashku, çdo javë, për të diskutuar ndjenjat e tyre, për të mësuar meditimin dhe teknikat e tjera të relaksimit, si dhe për të mësuar strategji për t’u marrë me depresionin, dhimbjen dhe frikën. Kip nuk vdiq. Me sa duket, angazhimi për të ndryshuar në një nivel psikologjik ishte aq i madh sa diçka në trupin e saj ndryshoi, duke i dhënë asaj një jetëgjatësi më të gjatë.

  1. Jetoni më gjatë

Për të kuptuar efektet e psikologjisë në kancer dhe pse ekzistojnë individë si Kip, Alastair Cunningham organizoi një studim ku përfshiu 22 pacientë me forma të ndryshme të kancerit që besohen të pashërueshme.

Pasi u kërkoi ekspertëve të vlerësojnë se sa kohë u kishte mbetur secilit prej pacientëve, ai shkoi të punojë me ekipin e tij të studiuesve. Cunningham mblodhi në mënyrë skrupuloze të dhëna mbi qëndrimet dhe sjelljet e secilit pjesëmarrës. Disa nga këta kanë ndjekur terapi tradicionale (kontrolle mjekësore, kimioterapi, dieta specifike), ndërsa një grup tjetër – përveç kësaj – ka marrë mbështetje psikologjike.

Rezultatet? Cunningham zbuloi se pacientët si Kip Little, të cilët punuan shumë për tu përmirësuar psikologjikisht pas diagnostikimit, jetuan të paktën tre herë më gjatë nga sa kishin parashikuar mjekët. Me 2 përjashtime, ata që morën vetëm kujdes tradicional dhe të thjesht vdiqën në fund të kohës së caktuar nga ekspertët.

 

 

Burimi / http://www.psicologiaapplicata.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top