Qafa është një nga zonat e trupit më të prirura për shfaqjen e rrudhave, për shkak të lëvizjeve dhe përbërjes së lëkurës. Më poshtë ju sugjerojmë një metodë të shkëlqyeshme për të zvogëluar rrudhat e qafës me vaj kokosi.
Vaji i arrës së kokosit është një produkt natyral që hidraton thellësisht lëkurën, duke vonuar shfaqjen e rrudhave, falë pasurisë me acide yndyrore, vitamina E dhe K dhe ushqyesve të tjerë të shumtë.
Kokosi hidraton lëkurën, duke parandaluar plakjen e parakohshme, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, mbron lëkurën nga rrezet e diellit dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Ngrohni pak vajin e arrës së kokosit, për ta bërë atë më të menaxhueshëm.
Aplikoni një sasi të vogël të vajit të arrës së kokosit në qafë dhe masazhojeni për rreth 2-3 minuta. Lëreni të veprojë për 15 minuta dhe më pas shpëlajeni me shumë ujë të ngrohtë. Përsëriteni çdo ditë për rreth 2 javë për të luftuar në mënyrë efektive rrudhat e qafës dhe për të arritur më shumë rezultate të kënaqshme.
Burimi / https://www.rimedio-naturale.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.