Mirëqenie

June 22, 2019 | 8:10

Si ta shpejtoni metabolizmin për të djegur më mirë yndyrnat

Metabolizmi është padyshim një nga faktorët kyç në humbjen e peshës. Një metabolizëm i shpejtë dhe efikas na ndihmon për të djegur më mirë dhjamin e tepërt. Më poshtë kemi listuar 7 këshilla për të përshpejtuar metabolizmin tuaj.

Hani shumë herë në ditë. Konsumimi i të paktën 5 vakte të vogla në ditë ndihmon në mbajtjen e metabolizmit aktiv. Idealja është të shmangësh 3 vakte të rënda.

Më shumë proteina. Ata treten më mirë nga trupi dhe nuk grumbullohen në formë yndyre. Kur hani proteina, trupi ynë duhet të përdorë më shumë kalori dhe për këtë arsye promovon humbje peshe. Ju nuk duhet të eliminoni krejtësisht konsumimin e karbohidrateve ose yndyrnave, por ju mund t’i bëni proteinat ushqimet tuaja kryesore.

Pini lëngje. Uji është thelbësor për trupin dhe duhet të pini të paktën 1,5 ose 2 litra në ditë.

Ushqime me erëza. Ato ndihmojnë përshpejtimin e metabolizmit. Thjesht shtoni pak piper të kuq për të shijuar përfitimet e tij stimuluese.

Aktiviteti fizik. Është thelbësor për të përshpejtuar metabolizmin dhe për të nxitur djegien e yndyrës. Vetëm ecni për 30 minuta, ndoshta para se të hani mëngjesin, për të rritur edhe më shumë përfitimet.

 

 

Burimi / www.rimedio-naturale.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top