Që të zgjedhesh një krem mbrojtes nuk është e lehte, duhet të njohësh mirë lëkuren tënde dhe për çfarë ajo ka nevojë. Por edhe pas zgjedhjes së kremit, po aq e vështirë mbetet mënyra e aplikimit të tij. Një krem mbrojtës që nuk vendoset sic duhet, nuk do ta kryeje mirë funksionin e vet.
- Vendoseni kremin 15 deri ne 30 minuta para se të dilni në diell. Femrat mund ta vendosin kremin mbrojtës edhe nën make up (fondatinë). U duhen 2 lugë gjelle krem mbrohjtës për të mbuluar lëkurën e trupit. Mosvënia e sasisë së duhur bën që të arrihet vetëm 15-25% e mbrojtjes.
- Mos harroni të lyeni: veshët, shpinën e këmbës, këmbet, apo pjesën pa flokë (për meshkujt) . Përdorni balsam me faktor mbrojtës edhe për buzët, pasi edhe ato mund të rrezikohen nga dielli.
- Nuk ka rëndesi se çfare shkruhet në etikete për kohezgjatjen e kremit. Filtri mbrojtes i kremit nuk zgjat me shume se 90 minuta në lekurë. Rivendoseni kremin nëse bëni banjë apo djersini.
- Kujdes datat e skadencës dhe kohën kur e keni hapur për herë të parë kremin. Me kohën ai e humbet fuqinë mbrojtëse.
- Vendosni krem mbrojtës sa here dilni jashtë, ka apo nuk ka diell. Edhe pse mund të ketë re 80% e rrezeve UV mund të depërtojne përmes tyre. Rrezet e diellit janë të dëmshme edhe në dimër./beautycare
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.