Posta

April 11, 2017 | 9:25

Si ta zbus fëmijën tim?

1

Kam një djalë të vetëm në moshën e parashkollorit. Është fëmijë inteligjent duke përftuar çdo gjë i ofrohet në procesin edukativ në kopsht. Problemi im qëndron se duke qenë i vetëm, nuk hap rrugë, kërkon gjithmonë t’u marrë çdo gjë të tjerëve, të jetë ai i pari dhe në rast kundërshtie t’ia plasë të qarit për t’ia arritur qëllimit. Me shokun e tij të ngushtë ka gjithashtu të njëjtën sjellje, aq sa më duhet ta marr në krahë e të largohem me mendimin për të mos e takuar më pasi im bir nuk e lë të qetë. Çfarë të bëj?

Përgjigjie nga psikologia:

Nga Denata Toçe Psikologe Këshillimi

Nga Denata Toçe
Psikologe Këshillimi

Prindërit presin që fëmija të hapë rrugë, por unë them: a ka mësuar fëmija që jo çdo gjë që sheh mund ta ketë dhe jo çdo gjë që mund ta ketë është e përhershme? Ky është fenomeni që shoqëron një pjesë të mirë të fëmijëve që iu është realizuar gjithçka, që i jepen gjërat që dëshiron menjëherë, që nuk presin dot, që nuk e njohin dështimin, “jo-në!”, frikën se diçka mund ta ketë, por edhe mund ta humbasë, etj. Është e udhës që t’i mësoni fëmijës suaj modelin e ndarjes së gjërave me të tjerë, që ajo që nuk është e tij nuk mund ta ketë. Ne si prindër shpesh i japim telefonin tonë fëmijës për të luajtur, një artikullin tonë vetëm se është fëmijë, telekomandën e televizorit se është fëmijë etj. Unë do t’ju sugjeroja që ajo që është e prindërve, e të rriturve, e të tjerëve nuk mund të jetë e tij. Është jetike për atë të mësojë se janë disa gjëra që nuk mund t’i ketë dhe disa dëshira të cilat nuk mund t’i realizojë. Sigurisht, çdo lloj “JO!” direkte apo indirekte, duhet argumentuar tek fëmija. Fëmija meriton të ketë shpjegim racional mbi atë që mundet apo nuk mundet, t’i tregoni se e respektoni dhe e doni dhe më pas ta lini t’i menaxhojë vet ndjenjat e tij. Shpesh ne jemi aty edhe për ta qetësuar pafundësisht, por harrojmë që nuk do të jemi ne gjithmonë me atë në adultëri, ndaj pa dhimbje lëreni që fëmija të menaxhojë ndjenjat e tij i vetëm. Tashmë ai e di arsyen dhe e di që ju e doni. Kështu do të mund të veprojë edhe kur humbet një lojë, edhe kur nuk mund të ketë një lodër, edhe kur e kritikojnë me të drejtë por pa e qortuar, etj.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top