Mirëqenie

March 2, 2017 | 8:50

Si të bëni veten të lumtur?

Lumturia jonë varet nga sa shumë japim, sa mirënjohës jemi dhe sa po rritemi. Pasitë jemi të vetëdijshëm për formulën mund të punojnë në komponentë të ndryshëm, të cilët do të kenë një ndikim të madh dhe të menjëhershëm në jetën tonë.

1

-Të japësh

Ne kemi nevojë të japim nga koha jonë, energjia, dashuria, dhembshuria, bujaria, mirësia, gëzimi, paratë, pa dashur asgjë në këmbim. Sekreti për të jetuar të lumtur është të japësh më shumë sesa të marrësh. Sigurohuni që ju nuk dëshironi asgjë në këmbim, ai duhet të jetë një akt i rastësishëm.

Shembuj: i hapni derën dikujt, jepni një kafe, komplimentoni dikë.

-Telefonoji dikujt që ka pasur një ndikim në jetën tuaj. I falenderoni dhe u tregoni se i vlerësoni, se si ju kanë bërë të ndjeheni.

Shembuj: nëna, babai, miku, vëllai, motra, mësuesi…

-Mirënjohja

Pjesa e dytë e formulës është mirënjohja. Është e rëndësishme që të përqëndroheni në atë që ju keni dhe të mos përqëndroheni në atë që nuk keni. Sa më shumë mirënjohje të keni, aq më të lumtur do të jeni.

Një shembull për të rritur nivelin tuaj të mirënjohjes.

Vështroni duart tuaja:

Pyesni veten: Kur ishte hera e fundit që i falënderuat ata?

Çfarë kanë bërë për ju?

Paramendoni nëse nuk do i kishit.

Falenderoni duart tuaja dhe tregojuni pse ju jeni mirënjohës ndaj tyre.

Si u ndjetë?

-Shkruani 50 gjëra për të cilat jeni mirënjohës

Kjo mund të tingëllojë si shumë, por  mund të bëhet ritual.

Shembuj: Moti, uji që pini, rrobat që vishni, vendi ku jetoni, familja, miqtë…

-Pjesa e tretë e formulës është rritja: emocionale, fizike, shpirtërore dhe mendore.

Këtu janë disa ushtrime që ju mund të kryeni për t’u rritur.

  • Lexoni të paktën 20 minuta në ditë
  • Hani shëndetshëm
  • Jini të hidratuar
  • Merrni 10 herë frymë thellë dy herë në ditë
  • Meditoni
  • Bëni gjërat që ju doni të bëni
  • Fokusohuni në të tashmen
  • Qeshni shumë
  • Lëreni pas të shkuarën
  • Jini më të gjallë dhe energjik
  • Telefononi një miku që keni kohë pa folur
  • Ëndërroni për 10 minuta
  • Vizualizoni disa momente të lumtura që keni përjetuar
  • Merrni disa minuta shtesë për t’u çlodhur

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top