Për t’i bërë fëmijët të na binden nuk është e nevojshme të bërtasim pasi mund të arrijmë të marrim një sjellje të ndryshme nga ajo që duam si edhe të rrisim inatin e fëmijës. Ndërkaq, ja cfarë këshillon psikologia Rosanna Schiralli në lidhje me këtë problem që mund të kenë shumë nëna.
Kur fëmija nuk bindet…
“Ndoshta ata janë duke u rritur, por ndonjëherë fëmijët të bëjnë të ndihesh e dëshpëruar, nuk duan të binden, zihen mes tyre pa asnjë arsye të qartë dhe shpesh për t’i bërë të më dëgjojnë jam e detyruar të bërtas… Pushojnë për një minutë dhe më pas rifillojnë”!
Do të ishte kjo një përmbledhje e asaj që një nënë në një situatë të tillë do të shprehte? Do të ishin këto fjalët e një nënë që ka vështirësi në këtë aspekt?
Sigurisht! Dhe ja çfarë thotë psikologia…
Sipas studimeve të fundit, në momentin që një njeri është i inatosur, do të prodhojë më tepër substanca që kanë lidhje me stresin, si kortizoli dhe adrenalina. Nëse një fëmijë është në një gjendje të acaruar dhe ju i bërtisni, nuk bëni asgjë tjetër përveçse rrisni edhe më shumë sasinë e këtyre substancave, duke përkeqësuar situatën. Pra ju jeni kështu duke i hedhur benzinë zjarrit, ndërkohë që nevojitet uji, ai do të qetësonte gjithçka!
Nëse fëmija është duke bërë diçka të gabuar në vend që t’i bërtisni “mjaaaaft!”, provoni t’i thoni në mënyrë direkte, të qartë, të prerë dhe të qetë “të thashë mjaft!”,pra pa bërtitur! Mesazhi perceptohet nga fëmija me më shumë efikasitet, sepse ai e kupton që ju jeni të sigurt në atë që jeni duke thënë dhe nuk keni nevojë të ngrini zërin për t’ja komunikuar. Në këtë moment, substancat e inatit, zëvendësohen nga oksitocina, hormoni që sjell qetësi.
Si ndihet fëmija?
Ai do të ndihet shumë pak i inkurajuar, i fyer dhe i lënduar, duke bërë që të mbyllet në veten e tij me mendimin se tek ai ekziston diçka që nuk shkon dhe se prindërit ndoshta nuk e duan më, duke bërë që të veprojë me më shumë inat. Pra do të marrim komplet të kundërtën e asaj që dëshironim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.