Prindër kur flisni me fëmijën, flisni me zë të ulët dhe qetë. Do të ishte mirë t’i vendosnit dorën në sup, gjë që i trasmeton shumë qetësi dhe siguri fëmijës. Edhe pse do të jetë e vështirë, pasi zakoni nuk është i lehtë të harrohet, ju prindër, por edhe ne gjyshërit duhet të shmangim atë që është veprimi i parë dhe i pamenduar, që kryejmë.
Duhet të mësojmë të përzgjedhim veprimin e duhur. Do të kërkojë shumë vullnet, po mirë. Ne të gjithë themi se jemi gati të vdesim për fëmijët, por nuk është nevoja të vdesim, por të zgjedhim tonalitetin e zërit, fjalën e duhur dhe kontrollin e zemërimit dhe padurimit, që provojmë dhe nuk dimë as ta shpjegojmë pse na ndodh.
Fillimi do të jetë i vështirë, por tek e fundit nuk do të na marrë jetën, por do të na e përmirësojë atë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.