Lloje të ndryshme të kancerit vijnë përgjithësisht me shenja të ndryshme. Megjithatë, të gjithë llojet e kancerit kanë një pikë të përbashkët: simptomat e tyre shfaqen zakonisht në duar. Sipas një ekipi ekspertësh britanikë, këto shenja shfaqen zakonisht në formën e plasaritjes apo enjtjes së duarve.
Ajo është shumë evidente sepse duart e individëve të prekur me kancer bëhen gjithmonë të ashpra. Ekspertët këmbëngulin në rëndësinë e të paturit një kuptim kur është fjala për këto shenja, veçanërisht kur ata tregojnë për ndryshime në trupin tuaj. Simptoma të tjera të kancerit lidhen me gulçimin ose vështirësinë në frymëmarrje, dhe këtu bëhet fjalë për individët e prekur nga kanceri i mushkërive. Për fat të keq, kjo shenjë shërben shpesh si një tregues i astmës, dhe shumë njerëz e eleminojnë mundësinë se mund të jenë prekur nga kanceri i mushkërive.
Llojet e ndryshme të kancerit zakonisht përfshijnë simptoma mjaft të ngjashme, si për shembull kanceri i mushkërive apo ai i leuçemisë me kollitjen kronike ose bronkitit. Ethet e shpeshta ose infeksionet zakonisht mund të tregojnë kancerin e qelizave të gjakut dhe leuçemisë. Leuçemia e bën trupin të prodhojë qeliza të bardha gjaku anormale, duke çuar në paaftësinë e e tyre për të luftuar infeksionet. Leuçemia është diagnostikuar shpesh tek të rriturit vetëm pasi pacientët ankohen për ethet e shpeshta dhe simptoma të gripit. Një gungë pa dhimbje në sqetull, ose qafë është pothuajse gjithmonë një shenjë e hershme e leuçemisë.
Gjakderdhja shpesh tregon e se trombocitet janë anormale dhe aktivitetin e qelizave të kuqe të gjakut, simptoma të zakonshme të leuçemisë. Dhimbje të stomakut apo të legenit janë një tregues i përbashkët i pranisë së kisteve në vezore, si dhe çrregullime të tjera të traktit riprodhues. Në shumicën e rasteve, këto simptoma çojnë në kancer. Humbja e pashpjegueshme e peshës pa ndryshime në dietën tuaj ose mënyrën e jetesës është shpesh një tregues i hershëm i kancerit të zorrës së trashë dhe disa sëmundjeve të tjera të tretjes.
Ajo gjithashtu mund të jetë një tregues i infeksioneve kanceroze të afta për të ndikuar si në oreksin tuaj, ashtu edhe në aftësinë e trupit për të hequr mbeturinat pasi përhapet në mëlçi. Pra, shumica e shenjave të kancerit mund të shfaqen si tregues të disa komplikime të tjera mjekësore. Ndaj, është e domosdoshme që ju të kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor, sapo evidentoni ndonjë nga këto shenja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.