Pavarësisht nga mosha është e rëndësishme që fëmijët të rriten me rregulla dhe disiplinë.
a) Kujtoni gjithmonë se qëllimi i disiplinës është që t’u mësojë fëmijëve mënyrat e pranueshme për shprehjen e dëshirave dhe nevojave të tyre.
b) Fëmijët kanë nevojë për përforcime positive, ndaj shpërblejini ata kur buzëqeshin, përqafojnë dhe kushtojnë vëmendje. Shpërblimet jo domosdoshmërisht duhet të jenë lodra dhe ëmbëlsira.
c) Kurrë mos i godisni. Goditja nuk është metodë e duhur për disiplinim. Përveç lëndimeve të ndryshme, u mësoni se ky është rregulli se si mund t’i zgjidhin konfliktet, gjë që është e gabuar.
d) Disiplinoni përmes shembullit. Mësimet më të mëdha rrjedhin jo nga ajo çfarë u thoni, por çfarë shohin tek ju.
e) Nëse nuk funksionon metoda që po përdorni, ndryshojeni atë. Edhe teknikat më të mira që kanë funksionuar në të kaluarën mund të mos kenë efektivitet më. Ndaj analizoni se çfarë mund të bëni ndryshe për të përmirësuar marrëdhënien tuaj me fëmijët.
f) U mësoni format pozitive të shprehjes së emocioneve. Është shumë e rëndësishme që ata të kuptojnë se është normale që të jenë të gëzuar, nervozë dhe të dëshpëruar, mirëpo mësojuni mënyra si t’i menaxhojnë emocionet, që ata t’i tejkalojnë më lehtë situatat stresuese.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.