Këshilla & Arsye

August 6, 2018 | 8:45

Si të djersini sa më pak gjatë verës

Sfida më e madhe që duhet të përballosh gjatë verës është padyshim djersitja. Nuk ka gjë më të sikletshme se të djersish dhe të të mbeten njolla mbi rroba. Në mëngjes, drekë dhe darkë, duket se djersitja nuk mbaron që nga momenti që zgjoheni deri kur bini duke fjetur. Ndonëse nuk mundeni dot ta ndaloni procesin në fjalë, të paktën mund të përpiqeni të djersitni sa më pak.

Së pari, mos vraponi nëse nuk doni të përfundoni me bluzën e qullur në djersë teksa dilni për kafe. Pastaj, përpiquni që të vishni rroba sintetike dhe të përdorni antidjersë (sidomos ju që përdorni transportin publik).

Ka disa zgjedhje të thjeshta që mund të bëni për të ndaluar djersitjen e tepërt. Shfletoni galerinë për të zbuluar si mund të përballoni të nxehtin e verës, si edhe të shmangni shfaqjen e njollave në rroba.

Shmangni ushqimet pikante

Gjatë verës qëndroni sa më larg ushqimeve pikante, që kanë në përmbajtje spec djegës. Ky i fundit përmban një përbërës të quajtur kapsaicinë, që dërgon sinjale në tru kur truri është i mbinxehur. Truri më pas aktivizon receptorët në trup që shkaktojnë djersitje për të ftohur trupin.

Mos pini kafeinë (sidomos kafe të nxehtë)

Kafeina është një nga shkaktarët më të mëdhenj të djersës. Ajo stimulon sistemin nervor qendror, duke aktivizuar gjëndrat e djersës. Sa më shumë kafeinë të pini, aq më shumë do të djersini. Këtu përfshihet kafja dhe çaji jeshil i nxehtë, prandaj do ishte mirë që gjatë verës të pinit versionet  e ftohta të tyre.

Vishni rroba të pambukta ose mëndafshi

Nëse vishni rroba që e nxisin djersitjen, si poliestra apo akriliku, do të përfundoni jo vetëm qull në djersë por edhe duke kundërmuar një erë të rëndë. Vishni rroba të lehta pambuku apo mëndafshi, pasi e thithin më mirë djersën dhe nuk shkaktojnë erë të rëndë.

Kujdes me kripën

Përveçse duhet të hiqni dorë nga ushqimet pikante, përpiquni që të konsumoni sa më pak ushqime të kripura. Kur konsumoni shumë kripë, trupi duhet të veprojë më shumë për të larguar sodiumin e tepërt nëpërmjet djersitjes. Bëjini vetes një favor. Konsumoni ushqime me pak kripë.

Hidhni deodorant disa herë në ditë

Mos aplikoni deodorant vetëm kur jeni duke djersitur apo në mëngjes. Është mirë që deodoranti të hidhet kur lëkura është e thatë sepse hyn në pore dhe bllokon djersitjen.

Përdorni lëng limoni

Nëse po kërkoni për një alternativë natyrale të deodorantit, lëngu i limonit është trajtimi perfekt që mund të përgatitet në shtëpi. Shtrydhni pak lëng limoni në një tas me ujë dhe aplikojeni atë në artikulacionet para se të flini. Lëngu do të absorbohet në tru dhe do t’ju ndihmojë të luftoni djersitjen dhe erën e keqe.

Depilohuni

Këshilla e fundit, por jo më pak e rëndësishmja: Mos harroni të depiloheni, sidomos tani në verë.

 

Burimi / shëndeti.com.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top