Mirëqenie

April 15, 2017 | 11:05

Si të dobësoheni?

ByPass i Zorrës JEJUNO

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Kjo është një metodë e efektshme për humbjen e peshës tek njerëzit me mbipeshë të jashtëzakonshme. Në fillim humbja e peshës është e shpejtë, duke arritur një peshë të qëndrueshme pas 18-24 muajsh. Të gjithë obezët humbasin peshë në këtë mënyrë, por vetëm pak arrijnë të kthehen në peshën e tyre ideale. Në shumë prej tyre, humbja mesatare e peshës është rreth 30 deri 50% të peshës së tepërt të fillimit. Për shkak të sëmundshmërisë pas operacionit, njerëzit me moshë mbi 50 vjeç dhe të sëmurët psikologjikisht të paqëndrueshëm, në shumicën e rasteve përjashtohen nga kjo ndërhyrje. Ndërlikimet pas operacionit janë të shpeshta. Vdekshmëria operatore e përgjithshme është ndërmjet 0.5 dhe 7.8% me një mesatare prej 3.9%. Vdekshmëria është në përpjesëtim të zhdrejtë me përvojën kirurgjike. Pjesa më e madhe e ndërlikimeve konsiston në absese të mureve të zorrëve dhe në tromboembolitë. Ndërlikimet mjekësore më të rënda janë ceroza dhe pamjaftueshmëria e mëlçisë, gurët e veshkave, çrregullimet e elektrolitikëve etj.

1

Dëmtimet e rënda të mëlçisë ndodhin vetëm në rreth 5% të të sëmurëve, ndërsa
dëmtime të lehta të funksionit të mëlçisë janë më të zakonshme. Arsyeja përse
ndodhin këto anomali të lehta të mëlçisë është ende e panjohur. Ndërmjet shkaqeve
të mundshme të dëmtimeve të mëlçisë që vijnë pas reaksionit të zorrës mund të
përmendim:

• Mangësia e proteinave dhe veçanërisht e aminoacideve thelbësore.
• Grumbullimi i lëndëve helmuese të mëlçisë, që shkaktohen nga kripërat e tëmthit.
• Çlirimi i lëndëve helmuese të panjohura nga segmenti i përjashtuar i zorrës.

Kirurgjia e stomakut

Plastika e stomakut krijon një rezervuar të ri me përmasa të zvogëluara, lidhur me
një xhep të stomakut më të zgjeruar me anën e një kanali të ngushtë prej 1cm–
1.5cm. Operimi i stomakut përjashton 9/10 të pjesëve të fundit të stomakut dhe
ruan vazhdimësinë me zorrën. Këto dy teknika shkaktojnë një kufizim të marrjes
së ushqimeve, duke vonuar zbrazjen e stomakut dhe duke krijuar një rezervuar të
stomakut me përmasa të zvogëluara. Kështu, mund të ndodhë një ngopje e shpejtë
pas një ngrënieje me sasi të vogël. Humbja e peshës që arrihet me këto teknika është
e ngjashme me atë që ndodh me operimin e zorrëve, por nuk paraqet ndërlikime në
lidhje me keq-thithjen, me diarrenë dhe çrregullimet e funksionit të mëlçisë.

Trajtimet me aparatura dobësimi

Një seancë e plotë dobësimi zgjat 3 orë. Klienti kalon nga njëra aparaturë në tjetrën
duke iu nënshtruar një trajtimi intensiv dhe të thellë. Është një trajtim mjaft interesant dhe i këndshëm. Pas çdo seance, klienti humbet 1 deri në 1.5kg peshë. Natyrisht, kjo peshë e humbur nuk është peshë reale dhe pas 10 seancash të plota dobësimi, klienti humbet 6-7kg. Trajtimi ka të bëjë me trajtimin e dhjamërave, shkrirjen e tyre në thellësi.

Aparatura në vetvete ka të inkorporuar 4 pllaka të mëdha me infra-red, ku
drita e tyre penetron 6cm nën epidermë dhe bëjnë djegien dhe shkrirjen e dhjamërave.
Sa për informim të lexuesve: rrezet e diellit ndahen në dritën e diellit (që ka vetëm
elementin viziv), ultravioletin, që janë rreze pjesërisht të dëmshme (rrezet e solarit,
nëse kalohet minutazhi i përcaktuar mund të aktivizojë qelizat kanceroze dhe mund
të krijojë kancere të lëkurës) si dhe infra-red-i që është kurues i mbi 1200 sëmundjeve
(pjesa e dobishme e rrezeve te diellit) si cefale, tendinit, metatakse (kockave), mpiksja
e gjakut, sinusiti, astma bronkiale, etj dhe ndër të tjera dhe dhjamin e celulitin.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top