Në fokus

November 24, 2016 | 11:20

Si të edukoni fëmijët: 5 fjalë kyçe

1Ju nuk duhet të jeni “prind i përsosur”, por thjesht, një prind i mirë, një udhëzues, një mbështetës. Nuk duhet të gjeni një zgjidhje për të gjitha problemet që fëmijët tuaj mund të kenë. Ndonjëherë është më mirë të krijoni “strategji”, për t’ju dhënë atyre një shans për të gjetur zgjidhjen e tyre.

 

Si të edukoni fëmijët: 5 fjalë kyçe

  1. Besimi

Fraza “Unë kam besim tek ju”, i detyron fëmijët të jenë përgjegjës, për të kuptuar se ata kanë mbështetjen e pakushtëzuar të prindërve, në mënyrë që ata të mund të ndërmarrin hapat e parë në jetë me besim dhe vendosmëri.

  1. Emocionet

Fëmijët duhet të mësojnë sa e rëndësishme është “të ndjejnë jetën e tyre të plotë, me gëzim dhe integritet”.

  1. Kuptimi

Është thelbësore që njohuria intelektuale dhe emocionale të jenë të balancuara. Ju duhet të jeni të sigurtë që fëmijët të kuptojnë botën komplekse të emocioneve, të jenë në gjendje të shprehin veten e tyre, të flasin për emocionet, çka i brengos, për çfarë ata kanë nevojë etj,.

  1. Ndarja

Nëse fëmija juaj është i lumtur për shkak se i keni blerë një biçikletë të re, i jepni formë lumturisë së tij, duke e ndarë me miqtë dhe familjen. I mësoni fëmijës aktin e ndarjes; ftoni fëmijën tuaj të ndajë atë që ka me ata përreth tij: miq të vegjël, kushërinj.

  1. Dashuria

Për t’u siguruar që fëmijët tuaj të rriten të lumtur, ju gjithashtu duhet t’ju mësoni dashurinë për veten e tyre. Vetërespekti është shumë i rëndësishëm, që fëmijët të rriten të sigurtë dhe të pjekur.

Edukimi dhe rritja e fëmijëve është një aventurë që kërkon durim, përkushtim dhe dashuri.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top