Niveli i kërcënimit terrorist është në përmasa kritike. Pas mizorisë në Manchester, kjo do të thotë se sulme të mëtejshme mund të jetë të pashmangsme. Dhjetëra njerëz të pafajshëm u masakruan në sulmin vetëvrasës, mes tyre edhe shumë fëmijë të vegjël. Por një nga pjesët më të vështira që ka të bëjnë me sulme është shpjegimi i tyre për fëmijët. Ju nuk dëshironi t’i trembni fëmijët pa nevojë, por në të njëjtën kohë është e rëndësishme që ata ta kuptojnë.
Dr. Andrea Danese, një psikiatre për fëmijë në King ‘s College në Londër, shprehet : “Fëmijët mund të përgjigjen ndaj këtyre ngjarjeve me simptoma emocionale, të sjelljes dhe fizike. Nuk është e pazakontëq ë fëmijët të frikësohen, të shqetësohen se e njëjta gjë do të ndodhë përsëri, të mërziten lehtësisht, apo të zhvillojnë dhimbje koke dhe stomaku.
Si të bisedoni me fëmijën tuaj në lidhje me terrorizmin:
- Lëreni të shprehet
Në qoftë se një fëmijë vjen tek ju i shqetësuar, sigurohuni që ta dëgjoni pa e gjykuar. Fëmijët nuk duhet të detyrohen të flasin në lidhje me sulmin, në qoftë se ata nuk duan. Megjithatë, prindërit duhet të jenë të hapur dhe mbështetës nëse fëmijët bëjnë pyetje ose dëshirojnë të bisedojnë. Prindërit duhet të ofrojë përgjigje të sinqerta dhe të sakta ose informacion për të ndihmuar fëmijët e tyre të kuptojnë atë që ka ndodhur dhe sqaruar ndonjë keqkuptim në lidhje me ngjarjen.
- U ofroni siguri dhe ngushëllim
Risiguroni fëmijën se është i sigurtë. Është e rëndësishme të mbani rutinat normale dhe aktivitetet e përditshme për të minimizuar ndjenjën e humbjes.
- Shikoni për shenja të dhunës psikologjike
Nëse jeni të shqetësuar, me qetësi u shpjegoni atyre se sjellja e tillë është e papranueshme dhe pamja e dikujt apo bindjet nuk i bëjnë terrorist.
- Ndihmoni ata të gjejnë mbështetje
Për të mbështetur mirë fëmijën, prindërit duhet të kujdesen për mirëqenien e tyre dhe të kërkojnë këshilla profesionale nëse është e nevojshme.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.