Mirëqenie

July 16, 2017 | 8:15

Si të forcojmë zemrën me suplemente

Hapi parë për të ndaluar përparimin sëmundjeve koronare është ushqimi dhe njerëzit me probleme koronare kanë mungesë mineralesh.

1

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

-Niacina apo Vitamina B-3 dhe pantothenat apo Vitamina B-5 bashkëveprojnë me Vitaminën C. Niacina mbron arteriet dhe është e metabolizuar në trup nga L-triptofani i cili gjendet tek vezët dhe mishi, por mund të merret dhe si plotësues. Niacina dhe l-triotofani janë efektiv në trajtimin e depresionit.

-Vitamina B-5 punon me Vitaminën C duke i mbrojtur dëmtimet arteriale, duke reduktuar nevojën për prodhim kolesteroli. Ajo gjendet tek vezët, kikirikët, bishtajoret dhe mishi.

Një tjeter masë shumë e mirë parandaluese është kombinimi i farës së lirit me një ushqim që është i pasur me proteina sulfurore. Omega 3 i gjendur në vajin e farës së lirit shërben për të riparuar dhe qelizat, ul kolesterolin, dhe balancon omega-6.

Anashkaloni ushqimet që ekspozojnë farën e lirit në nxehtësi siç janë drithërat, buka dhe mielli. Një burim i pasur i omega -3 është vaji i peshkut. Co-enzima Q10 absolutisht e nevojshme për të marrë vetën nga problemet e zemrës. Gjendet te
mishi dhe peshku, por prodhohet nga trupi, kur bëni ushtrime.
Taurina tregon që ndalon disa nga dëmtimet e shkaktuara nga duhanpirja.

-Duhet të merrni disa antiinflamatorë, kur doni të ndaloni disa nga sëmundjet që prekin zemrën.
Disa nga antiinflamatorët janë Vitamina C, koncentrat qershie dhe resveratroli.

-Piperi i kuq ju shpëton jetën dhe është një faktor i rëndësishëm në ndalimin e progresit të sëmundjeve të zemrës dhe parandalues i infarktit.

-konsumoni peshk në tavë dhe jo të skuqur. Peshku është i pasur në magnez dhe kjo bën, që trupi juaj të përthithë më mirë kalciumin. Kujdes! Peshku duhet të jetë i egër dhe jo i kultivuar

Konsumimi i arrave, lajthive apo bajameve zvogëlon probabilitetin e një infarkti. Një grusht arra çdo ditë mund të shpëtojë jetëntuaj. Ushtrimet janë thelbësore përndalimin dhe marrjen e vetes nga sëmundjet e zemrës.

-Qitro fuqizon arteriet dhe ul kolesterolin, zgjeron arteriet.
Rekomandohet për çdokënd që ka probleme kronike të zemrës. Nëse ju duket e thartë mund ta shtrydhni me fruta të tjera dhe ta pini si lëng. Ditët e para do ju duken të vështira, por përmirësimet do të jenë shumë të mira.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top