Këshilla & Arsye

January 16, 2017 | 9:22

Si të gjeni çelësin e lumturisë

Sipas studimeve të fundit, çelësi i lumturisë është të dimë ku të kërkojmë. Që në moshë të re, jemi të mësuar të kemi aspirata të larta për një vend më të mirë të punës, arritje profesionale e suksese të mëtejeshme. Megjithatë këto qëllime kanë më shumë gjasë që të na bëjnë të trishtuar.

Profesori, Dr. Raj Raghunathan, nga Universiteti i Teksasit, përmes hulumtimit të tij tregon që njerëzit e suksesshëm dhe inteligjent nuk bëjnë zgjedhje jetësore që çojnë tek lumturia. Duke marrë parasysh këtë, ai filloi të studiojë disa tipare psikologjike, të cilat ndikojnë në mirëqenien tonë.

5 këshilla, sipas Raghunathan për lumturinë dhe mirëqenien tonë:

Young woman running through field with arms in air

Mos e ndiqni lumturinë

Kjo është më shumë çështje balancimi, ku duhet të vendosim prioritete, në vend se të ndjekim lumturinë. Gjeni gjërat që të bëjnë të ndihesh i lumtur, dalje me shoqërinë, vizitë në fshat etj…çfarëdo qofshin këto gjëra bëjeni një listë dhe vendosni prioritetet.

Merrni përgjegjësi

Kurrë mos i fajësoni të tjerët për trishtimin tuaj.  Filloni duke u kujdesur për veten, bëni aktivitet fizik, shikoni cilat aktivitete fizike ju bëjnë të ndjeheni mirë dhe i zbatoni ato.

Mos bëni krahasime

Në qoftë se bëni lidhjen e lumturisë me të qenit superior, do të jeni të frustruar gjatë tërë kohës. Të bëjmë krahasime është tunduese për ne dhe shpesh e përdorim për të motivuar veten. Mirëpo do të kuptoni që objektivat dhe rrethanat ndryshojnë vazhdimisht dhe në fund nuk do të dilni fitues.

Ndiqni rrjedhën

Shikoni se çfarë ju pëlqen të bëni qoftë gatimi, vrapimi, udhëtimet etj… dhe i bëni pjesë të rutinës suaj.

Kini besim

Sa më shumë që kemi besim tek personat e panjohur do të ndihemi më të lumtur. Filloni të jeni më të hapur, bisedoni me persona të panjohur në rrugë, market etj… dhe fokusohuni tek aspektet pozitive të këtyre personave, në vend të frikës nga mosbesimi.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top