Marrëdhënie

June 14, 2017 | 11:18

Si të gjeni dashurinë ideale

Të gjithë e kemi të qartë në mendje se çfarë është për ne dashuria ideale. I japim atij imazhi fizik një sasi të madhe vlerash, karakteristikash që i afrohen perfeksionit dhe ku pa dyshim gjejmë lumturinë.

1

Të ëndërrojmë nuk është gjë e keqe, duhet për të mbushur pjesërisht atë entuziazëm që i shërben gjithkujt prej nesh për të kaluar këtë botë kaq komplekse e ndonjëherë edhe të vështirë. Por kur mendoni për dashurinë për të cilën keni nevojë, bëjeni me këmbë në tokë dhe mendjen e hapur. Mos u fiksoni tek ideale krejtësisht të huaja nga realiteti. Sepse nuk ekzistojnë dashuritë perfekte, por virtyte e defekte që duhen harmonizuar me nevojat dhe mangësitë personale.

Mos kërkoni një dashuri ideale, por përkushtohuni në ndërtimin e një marrëdhënieje reale e të vetëdijshme. Ju ftojmë të reflektoni mbi këtë gjë.

Ndoshta keni dëgjuar të flitet për marrëdhënie të vetëdijshme. Janë, si të thuash, e kundërta e dashurisë romantike apo të pandërgjegjshme. Ndoshta ju bën habi ky koncept, që është e kundërta e konceptit të dashurisë romantike, por në këtë imazh përmblidhen në të vërtetë një seri dimensionesh ekstremisht të rrezikshme për ekuilibrin afektiv:

• Dashuria romantike nënkupton idealizimin e personit që dashuroni dhe ndërtimin e disa atributeve që nuk përkojnë me realitetin.

• Romanca ose dashuria ideale jep idenë e nevojës për ta pasur tjetrin si pronë tuajën, si forma e vetme për të qenë të lumtur.

• Dashuria reale nuk nënkupton se s’mund të shfaqni dashuri dhe përkujdesje, por bëhet fjalë për të ndërtuar një dashuri të vetëdijshme, nëpërmjet një marrëdhënieje
të shëndoshë ku nuk ekziston nevoja për të nënshtruar tjetrin, as për t’iu “ngjitur” në mënyrë obsesive partnerit. Sekreti qëndron në ndërtimin e lidhjeve që funksionojnë, që janë harmonike me veten dhe ku respektohet rritja personale dhe me partnerin. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top