Buxheti duhet të përmbajë dy fusha kryesore, të ardhurat dhe shpenzimet. Të ardhurat tregojnë të gjitha paratë që ju merrni nga burime të ndryshme , të cilat mund të jenë, paga mujore, shpërblimet, ndihma sociale nga shteti, të ardhurat nga qiraja e një prone të paluajtshme etj.
Ndërkohë në anën tjetër të buxhetit tuaj gjenden shpenzimet, të cilat tregojnë paratë që ju nevojiten për të përballuar pagesat e ndryshme.
Ato mund të shkojnë për të paguar qiranë mujore apo këstin e kredisë, faturat mujore të elektricitetit, ujin, telefonin apo internetin.
Në momentin që ju do të filloni të hartoni një buxhet personal duhet të ndiqni fillimisht këta tre hapa kryesorë.
- Identifikimin e të ardhurave që merrni gjatë periudhës në fjalë
- Llogarisni të gjitha shpenzimet duke filluar nga ato të detyrueshmet
- Llogarisni bilancin e buxhetit tuaj
Por kini parasysh bilanci juaj do të quhet pozitiv vetëm nëse të ardhurat tuaja do të jenë më të larta se shpenzimet.
Në rast se bilanci juaj është negativ atëherë e vetmja gjë që mund të bëni është të gjeni një mënyrë për të fituar më shumë të ardhura ose të reduktoni shpenzimet tuaja duke filluar nga ato më pak të nevojshmet.
Burimi / http://www.scan-tv.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.