Hidratimi i lëkurës së trupit është rregulli i parë thelbësor për të pasur një lëkurë me shkëlqim. Për lëkurë thellësisht të hidratuar ka disa veprime të vogla dhe sekrete të përditshme: rezultatet do t’ju habisin. Lëkura do të jetë e hidratuar, me shkëlqim dhe shumë e butë…
Pini shumë ujë
Uji është sekreti i parë për ta bërë lëkurën të butë dhe të hidratuar. Pa ujë, poret e lëkurës duken të paushqyer dhe lëkura thahet. Hidratimi fillon nga brenda, mos e harroni!
Dush i shpejtë me ujë të bollshëm
Dushi është i domosdoshëm; një zakon i përditshëm që rigjeneron lëkurën dhe i jep forcën e nevojshme për të përballuar ditën. Por, nën dush ka dhe disa rregulla që duhen respektuar, si mospërdorimi i ujit të nxehtë. Edhe pse për shumë njerëz është një kënaqësi, sidomos në muajt e dimrit, uji shumë i nxehtë rrezikon ta thajë lëkurën. Veç të tjerash, në dush përdorni produkte me cilësi hidratuese. Me kremrat e rinj hidratues, me balsam, do të jetë edhe më e thjeshtë të kujdeseni për lëkurën. Ndërkohë që jeni nën dush mund ta hidratoni në pak minuta lëkurën, e cila menjëherë bëhet e butë dhe e hidratuar.
Kremi hidratues
Kremi hidratues është thelbësor për të ruajtur lëkurën e hidratuar dhe elastike. Zgjedhja e një kremi të mirë, që bashkon cilësitë hidratuese me një aromë të këndshme, ju lejon të keni një lëkurë të butë plot aromë. Ekzistojnë përbërës që ndihmojnë hidratimin e lëkurës, që i bëjnë kremrat hidratues edhe më efikas. Një element natyror është edhe kakaoja: cilësi antioksiduese, zbutëse dhe mbrojtëse i dhurojnë trupit një aromë unike. Në fund, mjalti, përbërësi më i lashtë natyror i bukurisë: ka cilësi hidratuese, ushqyese dhe antioksidantë që i dhurojnë lëkurës një aromë të ëmbël dhe delikate.
Sa më pak kondicioner
Ajri i kondicionuar është armiku i vërtetë i lëkurës. Në fakt, e bën atë të thatë në pak kohë. Është e pamundur të evitohet ajri i kondicionuar në verë, por përdoreni sa më pak të mundeni. Më mirë të djersini nga pak (duke eliminuar kështu më tepër toksina) se sa të hiqni dorë nga një lëkurë e butë si mëndafsh!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.