Prindërimi është një punë që nuk përfundon kurrë. Ju jeni përgjegjës për mirëqenien e një tjetër qenie njerëzore.
Disa mënyra për të qenë një prind fantastik:
Mos u mundoni të rregulloni çdo gjë
Jepni fëmijës suaj një shans për të gjetur zgjidhjet e tyre (në varësi të moshës, sigurisht). Kjo do t’i ndihmojë në të ardhmen. Ata do të fitojnë besim tek vetja.
Luani me fëmijën
Loja është gjuha e fëmijës. Loja është një nga mënyrat më të mira për t’u lidhur me një fëmijë.
Gëzoni gjërat e mira
I përgëzoni kur ata bëjnë diçka mirë. Kjo i mbush fëmijët me gëzim dhe entuziazëm, si dhe i ndihmon të përforcojnë sjelljet e mira.
Shijoni momentet
Të jesh prind është puna më e lodhshme në planet. Shtëpia është rrëmujë, enët janë bërë pirg në lavaman dhe fëmija juaj ka nevojë për për një shëtitje. Shihni buzëqeshjen në fytyrën e fëmijës dhe gëzojuni këtij momenti.
I vini fëmijët në lëvizje
Hulumtimet e fundit tregojnë një lidhje mes zhvillimit të trurit dhe aktiviteteve. Lërini fëmijët të ecin, në vend se t’i mbani ato në krah, ose në karrocë. I lejoni të luajnë në natyrë. Jo vetëm që do të stërviten, por do të kenë dritë natyrore dhe do të marrin vitaminën D, e domosdoshme për të gjithë ne.
Mos kini frikë të merrni përgjegjësitë
Fëmijët duan dhe kanë nevojë për kufij. Ky fakt i lejon të kuptojnë se ju kujdeseni për ta. Gjithashtu, kjo i ndihmon t’i japin kuptim kësaj bote konfuze. Për shembull, vendosni se në çfarë kohe ata duhet të jenë në shtëpi pas shkollës? Kur duhet të bëjnë detyrat e shtëpisë?
Lexoni së bashku çdo ditë
Duhet t’ju lexoni fëmijëve edhe kur ata janë foshnja. Bebet duan të dëgjojnë zërin tuaj. Ata nuk mund të kuptojnë fjalët e tua, por vënë re gjuhën e trupit dhe tonet.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.