Të qenit i edukuar është një çështje etikete; duhet të jeni të respektueshëm dhe të shqetësoheni për ndjenjat, vlerat dhe për kulturën e të tjerëve. Mund të mos ju duket e vështirë, por për shumë njerëz kjo gjë është një sfidë. Edhe nëse disa persona nuk kanë interes për edukatën, nëse jeni duke lexuar këtë artikull, me shumë gjasa, po mendoni se si të përmirësoni sjelljen. Të paktën, duhet të evitoni të jeni të pasjellshëm apo të paedukuar, për të mos bezdisur njerëzit rreth e qark jush. Të jeni të edukuar është një mënyrë e shkëlqyer për të krijuar miqësi të reja.
Jini të edukuar | Duhet të jeni të edukuar me të panjohurit, njësoj siç do të silleshit me familjarët tuaj. Një i panjohur, të cilin e takoni në një lokal, mund të ndihet i vetmuar dhe ju mund të jeni personi i vetëm gjatë ditës që i flisni. Edhe nëse nuk keni kaluar një ditë të mirë, gjeni gjithmonë kohën
për të thënë “më falni”, për t’u hapur derën të tjerëve apo për t’i trajtuar të gjithë me respektin që meritojnë. Mos zini dy vende në autobus dhe mos flisni me zë të lartë në telefon. Jini gjithmonë të edukuar dhe ofrojini vendin tuaj dikujt tjetër.
Mos mallkoni | Kjo do t’ju bënte të dukeni vulgar, i paedukuar dhe pa dyshim jo i sjellshëm. Nëse njerëzit ju shohin të inatosur dhe duke mallkuar, do të përthithin ndikimin tuaj negativ dhe do të largohen nga ju. Herën tjetër që jeni të inatosur apo do të doni të shani, mundohuni ta bëni
vetëm me mendje – ose mund t’i mundni këto ndjenja me një buzëqeshje.
Ofroni ndihmën tuaj | Është e rëndësishme t’u ofroni ndihmën tuaj njerëzve që shihni rreth e qark, edhe nëse bëhet fjalë për një person që mban diçka të rëndë dhe nuk mundet të hapë derën, një fëmijë që i ka rënë lodra apo një person të moshuar që ka vështirësi në të ecur. Një ditë mund të jeni ju që keni nevojë për mirësjelljen e një të panjohuri, ndaj duhet të kujdeseni tani për karmën tuaj. Kjo gjë do t’ju lejojë të jeni të sjellshëm me të tjerët dhe do të ndiheni edhe vetë më mirë.
Flituni njerëzve në emër | Njerëzit që sapo keni takuar e vlerësojnë shumë të dëgjojnë emrin e tyre gjatë një bashkëbisedimi. Edhe nëse e thoni emrin e tij vetëm një herë apo dy, ai do të ndihet i veçantë dhe do të mendojë se po i kushtoni vëmendje. Të thoni diçka të tipit: “E kuptoj shumë mirë atë që do të thuash, Liza” ose “Ishte kënaqësi takimi me ty, Liza”, mund ta bëjë tjetrin të kuptojë se ju intereson me të vërtetë njohja me të. Veç të tjerash, është një mënyrë shumë e mirë për të mbajtur mend emrin e tij kur ta takoni
herën tjetër – një gjest tjetër shumë i edukuar.
Bëni gjeste të vogla mirësjelljeje | Nuk duhet të jeni të edukuar vetëm me njerëzit që i keni për zemër. Kur pastroni para derës suaj, kushtojini pak kohë edhe pastrimit të derës së fqinjit tuaj të moshuar. Lejojeni dikë që të kalojë para jush në radhë, jepini bakshish një kamerieri. Të shpenzoni kohë për të bërë diçka të këndshme për një person që nuk e njihni, do ta bëjë atë të ndihet i vlerësuar. Edhe ju do të ndiheni më mirë.
Evitoni të gjykoni të tjerët | Një gjë pa dyshim e pasjellshme është t’i gjykoni njerëzit pa i njohur. Jepuni të gjithëve besim dhe mendoni se ata janë njerëz të mirë, nëse nuk ke një arsye për të menduar ndryshe. Mësoni t’i shihni njerëzit për atë që janë, në vend që t’i gjykoni për veshjen apo për aspektet e tyre fizike. Mund të duhet shumë kohë për të parë një person që nuk e njihni pa gjykime, por kjo është pa dyshim një mënyrë e shkëlqyer për të qenë një person i edukuar.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.