Këshilla & Arsye

November 16, 2019 | 8:17

Si të jesh një mike më e mirë

Të jesh një mike e mirë nuk është diçka e zakonshme. Zakonisht femrat, për nga natyra më të brishta, kanë nevojë të shprehen te mikesha e zemrës për çdo gjë që i shqetëson. Edhe pse nuk ka rregulla të përgjithshme, ne kemi përzgjedhur disa sugjerime ku duhet të referoheni për të qenë një mikeshë sa më e pranishme dhe korrekte të jetë e mundur. Ndiqni sugjerimet tona…

 

1

1. Mos flisni vetëm për veten

Ndoshta është një këshillë banale, por nuk do ta besonit se sa shpesh ndodh që një mikeshë të monopolizojë bashkëbisedimin (pa vetëdije ndoshta) duke folur vetëm për gjërat e saj. T’i tregosh gjithçka një mikeshe është mirë, por jini të kujdesshme që të mos e ekzagjeroni dhe të mos flisni ju më shumë se mikja juaj.

2. Mos jini xheloze

Xhelozia në miqësi është e shpeshtë po aq sa edhe në dashuri dhe është njësoj e dëmshme. Mos u ndjeni keq dhe e lënë pas dore nëse mikja juaj e ngushtë del dhe takon të tjerë njerëz. Marrëdhënia juaj është dhe do të mbetet gjithmonë diçka e veçantë, ndaj mos e bëni më kot të ndihet në faj.

3. Mos e lini pas dore

Është mirë që të mos i ngjiteni si rrodhe mikeshës suaj. Megjithatë edhe ta lini pas dore është shumë e gabuar. Një telefonatë apo një mesazh një herë në dy-tri ditë janë gjeste të vogla, të cilat e bëjnë të kuptojë se ju jeni gjithmonë e pranishme në jetën e saj, edhe pse nuk takoheni aq shpesh sa do të dëshironit.

4. Mos e kritikoni partnerin e saj

Nuk e keni shumë për zemër partnerin e mikeshës suaj, por në qoftë se nuk ju “sulmon” ai i pari, mos jini ju ajo që kritikoni partnerin e shoqes suaj. Nuk do të bëni gjë tjetër veçse do ta vini në një situatë të sikletshme dhe do ta mërzisni.

5. Ruani pavarësinë

Të bashkëndani gjithçka me mikeshën tuaj është një gjë shumë e bukur, por është e rëndësishme të ruani pavarësinë tuaj, pasi do rrezikoni të dukeni kopja e njëra-tjetrës.

Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top