Marrëdhënie

December 2, 2016 | 8:01

Si të jetoni me një narcist

Të jetosh në kontakt të ngushtë me një narcist mund të jetë tmerrësisht zhgënjyese. Nëse nuk je gati të nxjerrësh nga jeta jote një njeri të tillë është më mirë të mësosh si të merresh me të…

1

Ja disa këshilla të çmuara që marrëdhënia juaj të jetë më pak manipuluese dhe e dhimbshme:

Përcaktoni se çfarë është dhe çfarë nuk është e negociueshme

Vendosni kufizime në marrëdhënien në çift, miqësi apo punë. Jini të qartë në lidhje me këta kufij. Gjetja e kufijve është një strategji shumë e rëndësishme.

Mundohuni të kuptoni përpjekjet e tij për “gaslighting”

Është quajtur “gaslighting” dhe është një strategji e përdorur nga narcistët. Ti e di kur një narcisist thotë një gjë, pastaj ai e mohon, duke thënë se në të vërtetë ishte duke thënë diçka të ndryshme. Pra, kjo është një shembull i “gaslighting”. Me këto lojëra, narcisti vë në dyshime një mendje të shëndoshë.

Mos pranoni fyerjet apo shpërthimet emocionale

Shpërthimet e zemërimit dhe agresiviteti janë buka e përditshme për shumë narcistë. Ju nuk duhet të justifikoni këtë lloj qëndrimi.

Forcimi i vetes për veten tuaj

Narcisti ushtron fuqinë tij, në veçanti tek ata persona që kanë mungesë vetërespekti.

Mos e izoloni veten: flisni me një mik ose një profesionist

Të jetosh me një narcist nuk është aspak e lehtë. Ju mund të ndiheni në siklet të flisni me të për mënyrën se si ju trajton, ndaj përpiquni të hapeni me dikë të besueshëm.

Mos hezitoni: një profesionist mund t’ju ndihmojë të forconi aftësitë tuaja përballuese dhe për të rritur nivelin tuaj të vetëvendosjes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top