Mirëqenie

September 25, 2017 | 10:23

Si të kapërceni ftohjen dhe gripin në 24 orë

 

Gripi është një sëmundje virale e zakonshme infektive e përhapur nga kollitjet dhe teshtitjet. Simptomat përfshijnë ethe, kollitje, dhimbje të fytit dhe hundë të bllokuara. Ftohja e zakonshme ka të njëjtat shenja dhe gjithashtu është një infeksion viral i traktit respirator.

1

Si të kapërcejmë ftohjen dhe gripin në 24 orë?

-Brokoli është plot me vitaminë K, vitaminë C, krom dhe folate – të dobishme kundër infeksionit.

-Përpiquni të shmangni pijet me sheqer ose qumësht, sidomos nëse keni shumë mukus sepse mund ta përkeqësojnë. Në vend të kësaj, zgjidhni ujin (uji i gazuar me limon mund të jetë shumë freskues.)

-Çajrat bimor, xhenxhefil, limon, kamomil dhe çaj jeshil gjithashtu mund të ndihmojnë në lehtësimin e problemeve të hundës ose të fytit.

-Për njerëzit që vuajnë nga inflamacion i membranave të mukozës, një filxhan i nxehtë i çajit të freskët me shafran të ëmbël është “i përsosur si një anti-inflamator”.

-Merrni pak ajër të pastër- Largimi nga shtëpia dhe stërvitja është ndoshta gjëja e fundit që dikush me një të ftohtë dëshiron të bëjë, por mund të ndihmojë me të vërtetë për rimëkëmbjen.

-Gjatë muajve të ftohtë shumë njerëz kanë mangësi në Vitaminë D. Sigurohuni që të jeni të ekspozuar mjaftueshëm ndaj rrezeve UVB të Diellit, duke dalë jashtë në diell për të paktën 15 minuta në ditë.

-Merrni pelargonium-Pelargonium është një ilaç bimor që mund të ndihmojë me infeksionet respiratore, fytin e lënduar dhe simptomat e përgjithshme të ftohjes dhe gripit. Merrni këtë ilaç sapo filloni të ndjeni fillimin e sëmundjes dhe vazhdoni derisa të shfaqni shenja përmirësimi.

-Merrni një shtesë zinku-Marrja e shtesave çdo ditë kryesisht në dimër mund të rrisë shëndetin dhe mirëqenien tuaj.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top