Këshilla & Arsye

December 5, 2019 | 8:22

Si të kemi guxim në jetë

Guximi konsiderohet nga shumë prej nesh si një nga karakteristikat më thelbësore të karakterit të njeriut. Në mesjetë, nga psikologët modernë të asaj kohe, konsiderohej si një nga katër virtytet më të rëndësishme të një individi. Të mësosh sesi të jesh i guximshëm, qoftë edhe për t’i kërkuar një femre një takim, nuk do të thotë të mos ndiesh frikë. Do të thotë të mësosh si të veprosh pavarësisht drojës.

1

Mos “luftoni” me frikën

Të keni guxim, do të thotë të bëni diçka pavarësisht frikës. Kjo ndjenjë vjen nga reagimi natyral i trupit ndaj situatave të rrezikut. Kur kemi frikë, kortizoli, një hormon që shton stresin, i dërgohet sistemit nervoz duke na mbingarkuar. Vetëdija se kemi frikë është një sjellje të cilën e kemi mësuar mbi bazën e kimikës së trurit, por forcohet edhe nga bota e jashtme që na ka stërvitur që të kemi këtë lloj ndjenje. Të mësojmë se si ta kalojmë këtë frikë nënkupton që të stërvisim edhe një herë mendjen.

  1. Largimi i frikës na bën më të fortë. Në kulturën perëndimore është mjaft i përhapur nocioni se ndjesitë janë një formë e debulesës, të cilat duhen ndrydhur.
  2. Largoni gjërat që ju trembin. Kjo gjë mund ta ndihmojë trurin të venitë ndjenjën e frikës, e cila bëhet më e lehtë për t’u përballur.
  3. Mos hezitoni. Sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë truri do t’ju “detyrojë” të shpikni justifikime për të shmangur problemin, gjë që do të bëjë të përfshiheni nga paniku. Nëse duhet të hidheni me parashutë apo të vrisni një akrep, bëjeni pa hezituar. Kështu do të mposhtni frikën.

 Ndërtoni guximin në situata specifike

Nevojiten lloje të ndryshme guximi për t’i kërkuar një takim një personi që ju pëlqen, për të biseduar me eprorin për t’i kërkuar një rritje rroge apo për t’u përballur me një person të dhunshëm. Një mënyrë sjelljeje për të gjitha situatat e mësipërme është të veproni me besim të pathyer te vetja, edhe nëse realisht nuk keni besim.

  1. Kur i kërkoni një njeriu që ju pëlqen të dilni për një kafe, mënyra më e mirë është të jeni i drejtpërdrejtë, edhe pse kjo gjë mund t’ju trembë. Provoni para pasqyrës bisedën që do të bëni para se të takoheni. Nëse e keni të mundur, largojeni personin nga miqtë e vet, për ta bërë çdo gjë më të thjeshtë. Kini parasysh se, edhe nëse do të merrni përgjigjen “jo”, nuk do të thotë se nuk vleni apo se jeni i padëshirueshëm. Respektoni vendimin e personit tjetër dhe jini krenar për veten.
  2. Biseda me eprorin mund të jetë e vështirë, sidomos nëse keni një problem për të diskutuar apo doni rritje rroge. Kërkoni një mbledhje private me të dhe mendoni më parë se çfarë do t’i thoni. Do të ndiheni nervoz dhe është e natyrshme. Sigurohuni të merrni frymë normalisht dhe flisni me bindje.

Flisni me dikë

Të bisedoni për ndjenjat tuaja me dikë, një psikolog, një familjar apo një mik të besuar, mund të ndihmojë të gjeni origjinën e frikës dhe të krijoni përshtypjen se ajo që ndjeni nuk është e tmerrshme nëse ndahet me të tjerë. Mund të vizitoni edhe faqe interneti që ju lejojnë të bashkëbisedoni anonim për ndjenjat tuaja.

Mësoni të jeni më të vetëdijshëm

Vetëdija mund t’ju ndihmojë të ndryshoni mentalitetin dhe të përballeni me frikën në mënyrë më efikase. Duhet t’i kushtoni kohë të mësuarit të kësaj aftësie, e cila kërkon sa më shumë praktikë.

  1. Meditimi është një mënyrë efikase për të përmirësuar vetëdijen. Gjeni një vend të qetë ku të uleni rehat. Mbyllni sytë dhe përqendrohuni te frymëmarrja. Bëjeni këtë veprim për 20 minuta. Mos u shpërqendroni. Nëse e kuptoni se jeni të shpërqendruar, çojeni vëmendjen sërish te frymëmarrja.
  2. Kur ndiheni të përfshirë nga frika, përdorni praktikat e mësuara nga meditimi dhe vetëdija, të cilat do t’ju ndihmojnë të mos humbni kontrollin. Largoni ndjesitë negative dhe identifikojini ato, e më pas nuk do të përfshiheni nga mendimet që ju vërtiten në kokë.

Dilni nga zona e komfortit

Të dilni nga zona e komfortit do t’ju bëjë të ndjeni ankth, por është një mënyrë e shkëlqyer për të mësuar të keni guxim. Bëni diçka që nuk do ta bënit normalisht. Do t’ju ndihmojë të përballeni me ngjarje që nuk i kishit parashikuar, të cilat shpesh janë burimi kryesor i frikës. Zhvillimi i kësaj aftësie, do t’ju ndihmojë të veproni me guxim.

  1. Filloni nga gjërat e vogla. Kjo nënkupton të filloni me veprimet që ju japin më pak frikë e kërkojnë më pak kurajë për t’i tejkaluar.
  2. Mësoni të njiheni me kufijtë tuaj. Ka disa gjëra që nuk arrijmë t’i bëjmë dot, si për shembull që vrisni një merimangë apo të hidheni me parashutë. Është e natyrshme. Në disa raste këto frikëra apo kushtëzime mund të përballohen dhe, në disa raste të tjera, jo. Përqendrohuni të ndërtoni guximin tuaj, derisa ta tejkaloni frikën.

Përmirësoni vetëvlerësimin

Të keni siguri te vetja ju lejon të keni besim në aftësitë tuaja dhe te vetja. Kur keni sigurinë e duhur do të zbuloni se është më e lehtë të silleni në mënyrë të guximshme. Për të përmirësuar vetëvlerësimin duhet praktikë.

  1. Bëni sikur keni besim deri sa të ndiheni të sigurt. Kjo do të thotë se duhet t’i përsërisni shpesh vetes se do ia dilni mbanë dhe se ju jeni një njeri me vlera.
  2. Mos lejoni që dështimet apo kushtëzimet që ndjeni të mbizotërojnë qenien tuaj. Të dështosh në një projekt, thjesht do të thotë se keni provuar të bëni diçka dhe se keni mësuar prej saj, ndaj nuk duhet ta evitoni në të ardhmen.
  3. Kini gjithmonë besim te vetja juaj. Përsëritini shpesh vetes se ju jeni një person që keni diçka për të dhënë. Dalloni dhe ndajeni sigurinë nga arroganca. Ata që kanë realisht besim te vetja i pranojnë kritikat e personave të tjerë me delikatesë, pasi e dinë se nuk bëhet fjalë për kritika ndaj tyre, por ndaj veprimeve apo fjalëve të tyre. Duhet t’i injoroni kritikat që ju drejtohen juve si person apo vlerave që keni.

Këshilla

  • Përdoreni guximin tuaj për të vlerësuar të drejtat e atyre që nuk munden ta bëjnë. Kjo do t’ju ndihmojë të fitoni mbi frikërat dhe do të jetë e nevojshme dhe mësim edhe për të tjerë si ju.
  • Për të pasur guxim nevojitet praktikë. Sa më shumë të përballeni me frikërat dhe të ndrydhni ndjenjat negative, aq më të lehtë do ta keni.

Përgatiti:Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top