Ushqimet që ne konsumojmē në trupin tonë reagojnë në mënyra të ndryshme. Perimet, mishërat, bulmetrat, frutat, drithërat, etj kërkojnë enzima të ndryshme për t’u tretur dhe asimiluar nga trupi. Shpesh, miksimi i ushqimeve të ndryshme rezulton me sukses, por herë të tjera kjo sjell shqetësime në tretje. Për këtë duhet të informohemi sa më shumë mbi ushqimet dhe mënyrës të shëndetshme të kombinimit të ushqimit në mënyrë që përftimi i vlerave ushqyese të jetë maksimal po kështu dhe tretja e ushqimit të jetë shumë e mirê. Duke ngrënë në mënyrë të shëndetshme ne investojmë në mënyrë të zgjuar në jetëgjatësinë tonë duke mbajtur larg sëmundjet.
✅ Tërshërë me boronicë përmban fibra të patretshme që kontrollojnë urinë. Boronicat kanë antioksidantë mjaft të fuqishëm ( antocianinën) dhe vitaminë C që ndihmojnë në dobësim dhe ndalojnë formimin e dhjamërave në zonën abdominale.
✅ Nëse konsumojme mish të bardhë ne do të ndihemi të ngopur dhe nuk do të ndiheni të uritur në vaktin më pas. Po kështu kaloritë që konsumohen do të digjen më mirë. Kombinimi perfekt do të ishte me brokoli ose me spec të kuq.
Brokoli apo specat përmbajnë vitaminë C e cila ndikon mjaft mirë në frenimin e kortizolit – hormoni përgjegjës për akumulimin e dhjamit në bark.
✅ Bajamet përmbajnë aminoacidin l-arginine që ndihmon trupin të djegë më shumë dhjam dhe karbohidrate gjatë aktivitetit fizik.
✅ Kosi me kanellë është një kombinim perfekt për ata që kanë probleme me dhjamin e akumuluar në bark pasi keto 2 produkte përmbajnë kalcium dhe vitamine C si dhe antioksidantë që përmirësojnë ndjeshmërinë e insulinës.
✅ Spinaqi me avokado: Avokado ul urinë ndërsa spinaqi mbush stomakun pa të shëndoshur.
✅ Spinaqi me banane – ??bananet janë të pasura me amidon rezistues që i reziston tretjes dhe e detyron trupin të punojë për t’a tretur ushqimin duke nxitur oksidimin e yndyrës dhe ulur dhjamin e barkut si dhe janë të pasura me kalium që lufton fryrjen e barkut. Ky është një kombinim perfekt për smoothie.
✅ Misër me fasule: Misrat përmbajnë amidon rezistues, tip karbohidrati që shmang tretjen. Trupi nuk i përthith të gjithë kaloritë dhe glukozën e misrit, që është një ushqyes që ruhet si dhjam nëse nuk digjet menjëherë. Keshillohet një sallatë me fasule, misra dhe jeshillliqe,
✅ Kafe me kanellë: kanella nuk ka kalori por ka antioksidues të fuqishëm që reduktojnë grumbullimin e dhjamit të barkut. E kombinuar me kafeinën është kombinim perfekt për një bark të sheshtë.
✅ Patate me piper të zi janë të pasura me kalium që ndihmon kundër fryrjes së barkut. Kombinimi më i mirë do të ishtë patate e pjekur me pak vaj ulliri sipër dhe piper të zi. Piperi i zi ndalon formimin e qelizave të reja të dhjamit dhe ul nivelet e kolesterolit.
✅ Peshk me hudhër: peshku përmban acide yndyrore omega 3 që ndihmojnë në uljen e triglicerideve dhe inflamacionit, proteina që ndërtojnë muskujt. Sa më shumë muskuj aq më e lartë është norma metabolike.
✅ Gjalp kikiriku me banane pas një aktiviteti fizik ky është kombinimi ideal, sepse trupi ka nevojë për proteina dhe karbohidrate që të rikuperohet dhe forcohet.
✅ Patatet e ëmbla me kos: Kosi është i pasur me proteina dhe ka pak kalori. Ndërsa patatet e ëmbla treten me ngadalë, duke të mbajtur të ngopur dhe me energji për një kohë të gjatë.
✅ Ujë me fruta agrume: ???? . Agrumet përmbajnë një antioksidues, d-limonene, që stimulon enzimat e mëlçisë për të nxjerrë toksinat dhe dhjamrat nga trupi.
✅ Mollë me çokollatë të zezë: ??????çokollata e zezë është perfekte për barkun. Kakao që gjendet tek çokollata e zezë parandalon shtimin në peshë dhe ul nivelet e sheqerit në gjak. E kombinuar me mollën rritet procesi i fermentimit të zorrës duke sjellë reduktim në inflamacion dhe peshë.
✅ Qiqra me vaj ulliri: qiqrat janë të pasura në vlera ushqyese dhe fibra të tretshme, të lënë të ngopur dhe të heqin oreksin. Kombinohen shumë mirë me vajin e ullirit.
✅ Kastravec me uthull molle: ????. Kastravecat përmbajnë 95% ujë, hidratojnë, nxisin dobësimin më përmbajtjen e ujit dhe pak kaloritë që kanë. Bashkë me uthullën e mollës, jo vetëm që marrin shije por kjo e fundit nxit disa gjene që lëshojnë proteina të cilat shpërbëjnë dhjamin. Po të pish 1-2 lugë uthull molle në ditë do të ulet në mënyrë të konsiderueshme pesha, indeksi i mases trupore si dhe perimetri i belit.
✅ Çaj jeshil me mente: ☕️☕️??çaji jeshil përmban katekin, antioksidues që shkakton lëshimin e dhjamit nga qelizat dhjamore dhe nxit aftësinë e mëlçisë për t’a kthyer dhjamin në energji. Ndërsa mentja i jep një shijë dhe aromë freskuese çajit.
✅ Vezë me Speca: ???????Vezët përmbajnë kolinë që nxit metabolizmin, ndërsa specat përmbajnë vitaminë C që lufton kortizolin, hormonin që shkakton dhjamin të mblidhet te barku.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.