Në fokus

April 11, 2020 | 8:16

Si të kombinoni punën nga shtëpia dhe angazhimin familjar?

Për shkak të kufizimeve të vendosura për të penguar përhapjen e koronavirusit, shumë njerëz duhet të punojnë nga shtëpia. Një modalitet që, në periudha të tjera, do të ishte i mirëpritur, por që tani, me mbylljen e shkollave, detyron ata që kanë fëmijë të kërkojnë një ekuilibër të ri, në mënyrë që të mbeten produktivë dhe në të njëjtën kohë, t’i kushtojnë vëmendjen e nevojshme atyre. Atëherë, si mund të kombinohen angazhimet profesionale dhe familjare?

Puna nga shtëpia mund të ketë avantazhet e saj, por, me mbylljen e shkollave për shkak të urgjencës së koronavirusit, mund të jetë e vështirë të kombinohen angazhimet dhe afatet profesionale me vëmendjet që kërkojnë fëmijët, veçanërisht nëse ata janë të vegjël.

Ata që kanë mundësi mund të mbështeten tek gjyshërit ose të afërmit, nga ana tjetër ata që nuk e kanë këtë mundësi duhet të organizohen në një mënyrë alternative. Sipas ekspertëve është thelbësore, që partnerët të gjejnë një ekuilibër në ndarjen e detyrave, duke e menaxhuar kohën e tyre në një mënyrë më të “zgjuar” se zakonisht. Ndërsa për fëmijët, për shembull fëmijët e shkollës fillore, mund të jetë e dobishme t’u shpjegoni atyre “arsyet e vërteta të mbylljes së shkollës”, duke i bërë ata të ndihen më të përgjegjshëm.

 

Burimi / https://www.linkedin.com/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top