Mirëqenie

October 9, 2017 | 11:13

Si të kontribuoni në gjatësinë trupore me mënyra natyrale

Aspekti më i rëndësishëm që ndikon në lartësinë e dikujt janë gjenet,  të cilat nuk mund të kontrollohen lehtë, megjithatë ka faktorë të tjerë që kontribuojnë në lartësinë tuaj gjatë viteve të adoleshencës, që mund të menaxhohen me aktivitet fizik dhe dietë, kështu që mund të bëheni më të gjatë në mënyrë natyrale.

rritja

1-Mbajtja e një diete të ekuilibruar

Ne ndalojmë rritjen në një pikë të caktuar të moshës sonë, e cila është rënë dakord të jetë rreth vitit të 20-të ose 21-të të moshës sonë, por të kesh një trup shëndoshë do të të bëjë të dukesh më i shkurtër se sa jeni, një trup i përshtatshëm mund t’ju bëjë të dukeni të gjatë. Një dietë e ekuilibruar do t’i sigurojë trupit tuaj ushqyes të nevojshëm për t’u rritur dhe për të ruajtur shëndetin. Proteinat dhe kalciumi janë veçanërisht të nevojshme për lartësinë gjatë viteve të adoleshencës.

2- Të ushtruarit gjatë pubertetit

Ushtrimi rregullisht mund t’ju japë një shans për rritjen tuaj gjatë viteve të adoleshencës dhe pubertetit, madje edhe tridhjetë minuta në ditë mund t’ju ndihmojnë të zgjateni.

3- Flini mjaftueshëm çdo natë

Gjatë gjumit trupi juaj rritet kështu që duke i dhënë trupit gjumë të mjaftueshëm është e barabartë me dhënien e më shumë kohe për t’u rritur, synimi është të flini 9 deri në 11 orë gjumë çdo natë. Gjithashtu vini re se hormoni i rritjes prodhohet kryesisht kur jeni në errësirë, kështu që flini në errësirë që të lejoni trupin tuaj të relaksohet dhe të rriteni.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top