Në fokus

October 12, 2020 | 8:10

Si të kujdesemi për shëndetin mendor në kohën e pandemisë së Covid-19?

 

 

Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti ynë fizik, ndaj dhe në kohën e pandemisë që po jetojmë, duhet të kujdesemi  për shëndetin mendor ashtu siç kujdesemi për atë fizik.

MSc. Elizabeta Dodaj

Të kujdesemi për shëndetin mendor do të thotë të kujdesemi për mënyrën si mendojmë, ndjejmë, dhe veprojmë. Shëndeti mendor dhe emocional është i rëndësishëm, pasi ndikon në mendime, sjellje dhe emocione.

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar stilin e jetës së njerëzve në të gjithë botën dhe gjatë kësaj kohe shumë njerëz janë përballur më simptoma negative të shëndetit mendor. Izolimi për një kohë të gjatë, frika e infektimit, të punuarit në shtëpi, të jetuarit me pasiguri dhe të distancuar nga njerëzit ka sjellë ndryshime negative në shëndetin mendor duke manifestuar simptoma si çrregullime të ankthit, çrregullime depresive, stres, pagjumësi, çrregullime të ushqyerjes, rritje të konsumit të alkoolit, si dhe përkeqësim të sëmundjeve kronike.

Si të kujdesemi për shëndetin mendor në kohën e pandemisë së Covid-19:

Mendo pozitivisht: Informohu për situatën e pandemisë në faqet zyrtare, qëndro larg fake news dhe teorive konspirative, mbro veten dhe të tjerët. Për një mendje të shëndetshme është e rëndësishme të plotësojmë ciklin e gjumit, të ushqehemi shëndetshëm dhe të bëjmë pjesë të përditshmërisë tonë aktivitetin fizik, ecjen në natyrë, të dëgjuarit muzikë, të lexuarit libra frymëzues, dhe të rrethohemi nga miq me humor të mirë.

Të qenit të shëndetshëm do të thotë, një trup i shëndetshëm në një mendje të shëndetshme dhe shumë studime kanë treguar një lidhje domethënëse mes shëndetit fizik dhe mirëqenies mendore, të cilat kanë një ndikim të madh tek njëra-tjetra, duke ndikuar në sëmundje kardiovaskulare, respiratore, kancerogjene dhe shumë të tjera.

Në ditën botërore të shëndetit mendor është e rëndësishme të promovojmë rëndësinë e shëndetit mendor pasi 2020 është një vit shumë i vështirë dhe një shëndet i mirë mendor do të ndikonte pozitivisht në përballjen me pandeminë dhe në kapërcimin e situatës. Le të ruajmë dhe të kujdesemi për shëndetin tonë mendor, por dhe të respektojmë shëndetin mendor të të tjerëve.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top