Shëndeti mendor është bërë çështje e rëndësishme vitet e fundit. Por çfarë mund të bëjmë në jetën tonë personale në të mirë të shëndetit mendor, për të të gjetur qëndrueshmëri në përgjigjet emocionale ndaj situatave të caktuara? Ka disa teknika të thjeshta dhe të lehta, të cilat mund t’ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm mendërisht.
-
Kujdesuni për trupin tuaj
Mendja dhe trupi janë të lidhura ngushtë. Shëndeti i trupit mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj mendor. Njerëzit me probleme kronike shëndetësore janë më të prirur të bien pre e depresionit.
-
Shikojeni atë që hani
Ushqimet mund të ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore. Ju jeni çfarë hani. Nëse dëshironi një mendje të shëndoshë, atëherë duhet të ushqeheni shëndetshëm.
-
Rrethojeni veten me njerëz pozitivë
Nëse dëshironi të keni një opinion të shëndetshëm dhe pozitiv për jetën, atëherë rrethojeni veten me njerëz që janë pozitiv dhe përkrahës. Optimizmi, motivimi dhe positiviteti janë ngjitëse, po ashtu edhe negativiteti, pesimizmi dhe cinizmi.
-
Vendosni objektiva realiste për veten
Duke vendosur qëllimeve të vogla, reale dhe të përditshme për veten tuaj, ju mund të arrini gjëra befasuese.
-
Mësoni si të menaxhoni stresin
Stresi kronik lidhet me një numër të sëmundjeve si Alzheimer, sëmundjet e zemrës, obezitet, depresion dhe diabet. Ushtrimet e dobishme kundër stresit janë joga dhe teknikat e meditimit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.