Këshilla & Arsye

April 6, 2017 | 9:36

Si të kujdeseni për veten

Vetëkujdesi është investimi më i rëndësishëm që mund të bëjmë në jetën tonë. Epo … nuk mund të ecim 100.000 kilometra me makinë, në qoftë se ndonjëherë nuk ndalemi për t’i hedhur naftë! Pra, si mund të presim të jetojmë të lumtur, në qoftë se nuk kujdesemi për gjendjen tonë emocionale?

1

Vetëkujdesi mund të përbëhet nga çdo veprim apo aktivitet që ju ndihmon të rilidheni me veten. Një dhuratë emocionale përbëhet nga çdo gjë që ju ndihmon të jeni më të butë me veten, më të thellë dhe më shumë të vetëdijshëm.

Jetoni jetën tuaj të përditshme, pa marrë parasysh atë që bëni!

  1. Dëgjoni ndjenjat tuaja

Në qoftë se, në fund të ditës, ju ndiheni të frustruar dhe të pakënaqur pa e ditur një arsye … ndoshta ka diçka emocionale që ia mohoni vetes. Të gjithë ne, për fat të keq, priremi të mohojmë emocionet në vend se t’i përjetojmë ato, t’i mirëpresim, dhe t’ju japim peshën e duhur.

  1. Lëreni të shkuarën pas

Lidhja me të shkuarën nuk ju çon asgjëkundi. Pranoni ato që kanë ndodhur dhe falni veten nëse ka pasur ndonjë gjë për ta falur.

  1. Jini të mirë me veten

Vetëkritika ndihmon vetëm nëse është konstruktive. Filloni të jeni të butë me veten tuaj dhe do të shihni se marrëdhëniet me të tjerët do të përmirësohen.

  1. Eksploroni atë që është brenda jush

Pyesni veten “si ndihesh” dhe çfarë ju bën të ndiheni në një mënyrë të caktuar? Pyesni veten pse emocionet lindin në situata të caktuara?

  1. Eksploroni botën rreth jush

Mos kini frikë të eksperimentoni me përvojat dhe të shikoni për horizonte të reja.

  1. Besoni në veten tuaj

Vetërespekti fitohet përmes vetëdijes dhe tolerancës. Duke besuar tek vetja do të filloni të kuptoni aftësitë tuaja reale.

  1. Çdo ditë është një mundësi e re

Jetoni çdo ditë me entuziazëm dhe energji.

  1. Jetoni të tashmen.

Mëso të gëzosh çdo moment të jetës!

  1. Praktiko mirënjohjen

Mirënjohja na bën me të vërtetë të vetëdijshëm për fuqinë tonë, çfarë kemi dhe çfarë mund të bëjmë duke shfrytëzuar energjitë tona.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top