Në fokus

February 28, 2017 | 11:44

Si të kultivojmë kreativitetin

Gjithmonë është menduar se kreativ lind dhe që kreativiteti nuk mund të stimulohet. Por në artikullin e tij të fundit, të botuar në “Harvard Business Review”, Tomas Chamorro-Premuzic, profesor i psikologjisë së ekonomisë në “University College London” (UCL) shpjegon se si t’i mësojmë dikujt të jetë më kreativ.

Edhe nëse niveli ynë i kreativitetit varion nga momenti në moment, të gjithë kemi një nivel bazë kreativiteti të ndryshëm nga njëri tek tjetri. Për shembull: mund të pranojmë pa asnjë problem se John

Coltrane është më kreativ se sa Justin Bieber dhe që talenti kreativ i Leonardo Da Vinci-t është më i madh se sa ai i George W. Bush. Në botën e biznesit, pak sipërmarrës mund të presin realisht të konkurrojnë me kolosët e inovacionit si Steve Jobs, Jeff Bezos, apo Richard Brenson, apo dhe me shoqëritë që ata kanë krijuar.

si-ta

Por, a është e mundur t’i mësojmë dikujt të jetë më kreativ?

Nga njëra anë është e vështirë të ndryshojmë nivelin e kreativitetit: ai derivon nga disa karakteristika personale si kurioziteti intelektual, të qëndruarit përballë përvojave, të cilat nga koha janë gjerësisht të rrënjosura në karakter kur arrijmë moshën madhore. Veç kësaj është treguar se individët me kreativitet kanë një koeficient intelekti më të lartë dhe një nivel më të ulët frenimi në shprehjen e mendimeve të papërshtatshme apo të pavenda. Siç tregojnë studimet e fundit, përbërësit thelbësorë për një performancë kreative varen nga fusha ku shprehemi: në arte, koeficienti i inteligjencës është i parëndësishëm, ndërsa janë thelbësore në kërkimin për të bukurën, tendencën për të “fantastikuar” dhe një imagjinatë të lartë; në shkenca mendimi, arsyetimi dhe shtysa për të zbuluar të vërtetën janë shumë më të rëndësishme se sa koeficienti i inteligjencës. Ndaj kreativiteti nuk është i nxjerrë totalisht në pah: karakteristikat personale e kushtëzojnë.

Studime mbi gjenetikën kanë treguar se vetëm 10% e ndryshueshmërisë kreative ndikohet nga genet. Për këtë mund të eksperimentojmë dhe mund të provojmë të përmirësojmë kreativitetin. Por cilët janë faktorët thelbësore që duhen mbajtur në konsideratë kur duam të përmirësojmë kreativitetin?

Jepni shumë feedback

Duke konsideruar se shumë njerëz nuk janë aq kreativë sa mendojnë, është e rëndësishme që çdo tentativë për t’u mësuar atyre kreativitetin të bëhet me njerëz të gatshëm, që japin frytet e punës suaj, sidomos në rastin kur janë narcistë, duke qenë se narcistët kanë tendencën të mbivlerësojnë kompetencat e tyre. Përshtypjet tuaja janë thelbësore për të ndihmuar njerëzit të kulmojnë boshllëkun mes besimit në vetvete dhe kompetencave të tyre efektive. Nëpunësit që kërkojnë më shumë përshtypje e reagime nga eprorët e tyre kanë treguar se punojnë me kreativitet më të lartë se sa ata që nuk duan të dinë për përshtypjet e të tjerëve, duke qëndruar ekskluzivisht kreativë vetëm në mendjet e tyre.

Stërvituni në mendimin kreativ

Ushtrime të ndryshme kanë treguar se mund të stërvitim aftësitë tona kreative. Për shembull: t’u mësoni njerëzve të zbulojnë ide të reja, të bëjnë detyra sfiduese, të ushtrojnë kompetencat përtej fushës së tyre, të kombinojnë ide apo objekte që nuk duket se kanë asnjë lidhje mes tyre. Arsyeja pse “inkubatorët” janë kaq efikasë është se ata kombinojnë teknika të ndryshme (për shembull nxitin njerëzit të bëjnë detyra të ndryshme nga ato që bëjnë në përditshmëri, shtyjnë të njëjtët njerëz që të shohin të njëjtën gjë nga një tjetër këndvështrim). Edhe ndryshimet e vogla në rutinën e përditshme, për shembull ndryshimi i rrugës që bëni për të shkuar në punë, mund të ketë një efekt përfitues mbi kreativitetin. Edhe meditimi dhe relaksi mund të përmirësojnë performancat kreative; është treguar se menaxherët që stimulojnë kreativitetin e punonjësve të tyre, duke përdorur meditimin jo vetëm mbi ta, por edhe mbi veten, vlerësojnë e shpërblejnë më së shumti idetë kreative të të tjerëve.

Balanconi diferencat dhe ngjashmëritë

Grupet që punojnë më mirë kanë tendencën të jenë të ngjashëm në vlerat e tyre (janë të gjithë të motivuar e të orientuar për të arritur objektivin), por të ndryshëm në stilin e tyre (kanë personalitete të ndryshme, karakteristika).

Evitoni idetë e tepërta

Edhe pse gjeneratorët e ideve janë thelbësorë për çdo grup pune, idetë janë gjithmonë të implementuara e të realizuara vetëm nëse në brendësi të grupit do të ketë njerëz pragmatikë, të cilët adhurojnë ekzekutimin e ideve dhe që ndihmojnë në transformimin e ideve kreative në një risi konkrete.

Përqafoni dështimet

Duket një klishe, por është e vërtetë. Shumë menaxherë dhe ndërmarrje duan kreativitet, por nuk bëjnë mjaftueshëm kujdes në promovimin e tyre në brendësi të ekipit. Ata pretendojnë që punonjësit e tyre të marrin “më shumë me pak gjë” e janë shumë të lumtur të mbështesin idetë kreative vetëm nëse janë të sigurt se do të arrijnë rezultate. Nëse nuk janë të përgatitur të përballen me një dështim nuk duhet të inkurajojnë punonjësit e tyre për të qenë kreativë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top