MIQËSIA KULTIVOHET ME KOHË DHE PA NXITIM. DUKE NISUR NGA DËGJIMI DHE AFTËSIA PËR TË MOS GJYKUAR!
Sa kohë duhet për të konsoliduar një miqësi?
Jeffrey Hall, profesor në Universitetin e Kanzas, ka kryer një studim, nga i cili del një numër i llogaritur me saktësi të madhe: 200 orë. Por mendoni që edhe kjo kohë ndoshta nuk është e mjaftueshme për të siguruar një dashuri të tillë unike, pasi ajo që duket e sigurt është fakti se, edhe miqësia ashtu si të gjitha dashuritë, është gjithashtu një investim i mendjes dhe i zemrës, i emocioneve dhe i kohës.
Rregullat e miqësisë
Është pothuajse e parëndësishme të thuhet se miqësia duhet të kultivohet. Ajo mund të ndryshojë rrjedhën e jetës siç përparon në moshë, për shembull, rrjeti i marrëdhënieve të ngushta, i miqësive të ngushta. Kjo nuk do të thotë se ndjenjat tona po shuhen, thjesht ne udhëhiqemi të zgjedhim më shumë njerëz rreth vetes.
Si ta ruash miqësinë?
Vetmia është një e keqe e tmerrshme, madje pa jetë dhe pa kohë, dhe miqësia është sigurisht antidota e saj më e mirë. Për ta kultivuar dhe për ta bërë atë më solide, më të qëndrueshme dhe më të konsoliduar, ja disa këshilla dhe rregulla thelbësore:
Bëni miq për atë që ata janë | Mos u përpiqni t’i transformoni në imazhin dhe ngjashmërinë tuaj. Pranoni dallimet dhe mos gjykoni! Përkundrazi, përpiquni të jeni gjithmonë autentik në sjellje.
Mos i lini pas dore | Kontaktet fizike dhe jo vetëm ato përmes internetit apo një telefonate, janë thelbësore. Bëhuni bujar! Nëse miku juaj më i mirë nuk ju thërret, merreni ju në telefon!
Kultivoni miqësi që nga adoleshenca | Është mosha e duhur për të krijuar miqësi të ngushta, të cilat pastaj mund të zgjasin një jetë.
Rëndësia e miqësisë te fëmijët | Shpjegojani mirë fëmijëve tuaj rëndësinë e miqësisë, që mos ta izolojnë veten në një smartphone. Shoqëria është e mirë për trupin dhe mendjen. Ajo redukton shumë shanset e stresit, ankthit dhe përshtatshmërisë.
Dëgjojini miqtë dhe jini të dobishëm | Këto janë dy koncepte të ndërlidhura. Dhënia, sidomos pa homologun, është një gjest dashurie, pra i miqësisë së vërtetë. Dhe jepni para së gjithash kur miku juaj ka nevojë për këtë. Çfarë? Çdo gjë, madje edhe kohë. Dhe mos harroni se për të qenë me të vërtetë afër një miku, duhet të dini ta dëgjoni. Edhe nëse shkëlqeni me fjalë.
Miqësi për të moshuarit | Është e domosdoshme të kapërcejmë vetminë dhe të kemi gjithmonë shoqëri kur pleqëria natyrisht na largon nga të tjerët. Mendoni: izolimi në pleqëri është më keq se diabeti dhe shkakton hipertension.
Cilësia dhe vetëm cilësia | Kur rritemi e kuptojmë se më tepër se miqësia, më shumë rëndësi ka cilësia. Nuk është një lojë fjalësh në mediat sociale, por një episod në jetën reale. Dhe në fund, miqtë e dashur me të vërtetë që janë gjithmonë e më të paktë.
Mos nxitoni me miqtë | Për të kultivuar miqësi, në çdo moshë duhet kohë. Mos harroni këtë fjalë: Më vjen keq! Në miqësi, si në çdo dashuri, mund të shpërthejë një grindje, e cila ndoshta bëhet banale, shpërthyese deri në thyerjen e lidhjes. Si ta shmangni? Me një rregull bazë: thyeni zinxhirin e indinjatës në hapin e parë dhe mund të thoni dy fjalë të thjeshta përpara një shoku që është i mërzitur ose i ofenduar. Më vjen keq!
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 134
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.