Si mund të kuptojmë nëse veza që kemi blerë është e freskët? Marrim një tas transparent ose një gotë dhe e mbushim me ujë. Vendosim në të vezën dhe shohim:
- Nëse veza qëndron poshtë në fund të tasit dhe paralelisht me të, është vezë e tre ditëve të fundit.
- Nëse qëndron në fund, por në kënd, është afërsisht 7-8 ditore.
- Nëse formon një kënd më shumë se 60º dhe fillon të ngrihet lart, është më shumë se dy javësh
- Nëse ngjitet lart, atëherë ka të paktën një muaj, kështu që nuk duhet ta hani.
Pse ndodh ky ndryshim?
Vezët e freskëta kanë në brendësi një xhep me ajër. Sa më shumë ditë të kalojnë, aq më shumë zmadhohet xhepi i ajrit në brendësi dhe aq më shumë ngushtohen e bardha dhe e verdha e vezës, shkruan shendeti. Kjo e bën atë më të lehtë çdo ditë që kalon.
/Panorama/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.