Këshilla & Arsye

June 26, 2017 | 9:21

Si të kuptojmë procesin e viktimizimit?

1

Ka shumë faktorë që ndikojnë te një individ që të bëjë sjellje viktimizuese. I pari dhe më i rëndësishmi ndër ta është mungesa e vetëbesimit. Edhe faktorët e tjerë nuk janë më pak të rëndësishëm.

Nga Manjola BAÇI,  M.Sc. Psikologe Klinike

Nga Manjola BAÇI,
M.Sc. Psikologe Klinike

• Mungesa e afeksionit prindëror është një faktor i sjelljes viktimizuese. Kjo bën që
personi, i cili ka këtë sjellje, të mos mbajë asnjëherë përgjegjësi, por ta kërkojë fajin tek
të tjerët.

• Stili i jetesës, ku përfshihet neglizhenca, braktisja, vdekja (e ndonjërit prej prindërve) bën që individi të ketë mungesë afektive dhe ndjenja inferioriteti, ku mund të sulmojë apo të ndihet i sulmuar (viktimizuar).

• Ankthi i shpeshtë gjatë jetës është një formë ndaj viktimizimit.

• Prindërit ankthiozë, alkoolistë reflektojnë pasiguri, shtypje të personalitetit të fëmijës
dhe i bën ata vulnerabël në sjellje.

Së pari, duhet të njohim fenomenin e viktimizimit, ngjizjen e tij dhe të kuptojmë
që, gjatë jetës, njeriu përballet me shumë ndjenja kontravese, por edhe bindëse. Për
të shkëputur veten nga sjellja viktimizuese, duhet ta njihni dhe ta pranoni pa e
shtrembëruar atë. Më pas duhet të besoni tek aftësitë dhe gjykimin tuaj. Mund të duket e parealizueshme kjo gjë, por kërkon kohë dhe pjekuri emocionale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top